Topall-Pack: Shqipëria ka bërë hapa para
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka pritur dje në takim delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian, kryesuar nga deputetja Doris Pack, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të takimit ndërparlamentar të radhës, Shqipëri-BE.
Gjatë këtij takimi, Topalli tha se Shqipëria ndodhet në një kohë integrimesh të mëdha. "Pas dy javësh në Strasburg, Kehl, Shqipëria do të anëtarësohet në NATO, krah vendeve më të fuqishme të botës, ngjarje e jashtëzakonshme dhe me një domethënie të veçantë në historinë e Shqipërisë, e po ashtu së shpejti Shqipëria do të paraqesë kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE", tha Topalli. Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme, Kryetarja e Kuvendit theksoi se këto zgjedhje janë prioritet absolut dhe infrastruktura zgjedhore, regjistri elektronik, kartat e identitetit, pasaportat biometrike të realizuara për herë të parë në 18 vjet, përbëjnë një bazë të fortë për zgjedhje të standardeve evropiane. "Nuk ka çështje më prioritare për ne, sesa realizimi i zgjedhjeve të lira, të rregullta e me të gjitha standardet dhe ne po e realizojmë këtë", është shprehur Topalli. Gjithashtu, Topalli ka theksuar se ndihej e lumtur që në këto vite të punës në krye të këtij institucioni, Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm. Reformat ekonomike kanë qenë më të mëdhatë e ndërmarra, theksoi ajo. Rritja me 68 për qind e rrogave, dyfishimi i pensioneve, përgjysmimi i taksave, investimet e mëdha në infrastrukturë, kanë bërë që Shqipëria të ndryshojë realitet e imazh. Më tej, biseda është ndalur edhe në bashkëpunimin rajonal. Kryetarja e Kuvendit tha se në vitet e fundit, marrëdhëniet me vendet e rajonit janë intensifikuar dhe bashkëpunimi parlamentar është bërë shumë dinamik, me shkëmbime të shpeshta të komisioneve parlamentare dhe deputetëve të vendeve të rajonit.