Moti i keq pllakos vendin, Shtabi i Emergjencave vendos gatishmërinë

Verilindja dhe juglindja, nën "pushtetin" e reshjeve shiut dhe dëborës
Edhe pse jemi në prag pranvere, moti i keq është rikthyer në të gjithë vendin. Temperaturat e ulëta, reshjet e dendura të shiut dhe dëbora kanë pllakosur në veri dhe jug të vendit, duke vështirësuar sërish situatën në zona të tëra. Vështirësia e qarkullimit në akset kryesore të vendit është një nga problemet kryesore që shkaktohet në raste të tilla, ku edhe kësaj here jo pak automjete e kanë gjetur veten të bllokuar në mes të rrugës, si në verilindje ashtu edhe në juglindje. Bilancet paraprake të përkeqësimit të motit tregojnë se qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në qarkullim për disa orë nëpër zona të thella të vendit, ndërsa zona të tjera fushore janë gjendur nën ujë, përfshirë këtu ato rurale dhe urbane. Ndërkaq, pasditen e djeshme është mbledhur Shtabi Qendror i Emergjencave Civile, i kryesuar nga zv/ kryeministri Genc Pollo dhe me anëtarë në pjesën më të madhe ministra. Sipas raportimeve gjastë gjithë 24 orëve të fundit kanë vazhduar reshje të dëborës në disa krahina të vendit dhe është nevoja për ndërhyrje për të mbajtur të hapura akset rrugore sidomos atë Pukë-Kukës dhe Ulzë- Bulqizë. Shtabi vendosi që fadroma të ushtrisë të niseshin për në Bulqizë dhe Pukë për të ndihmuar në punën që po bëhet nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Ndërkohë, shtabi u bën thirrje qytetareve që të evitojnë udhëtimin në këto rrugë dhe nëse udhëtimi është i domosdoshëm të përdorin vetëm automjete me zinxhirë në goma. Linja e tensionit të lartë Bulqizë-Peshkopi, ajo e Kurbneshit në Mirditë dhe e Librazhdit, mësohet se janë shkëputur për shkak të dëborës e stuhisë dhe furnizimi është ndërprerë, ndërkohë që OST ka nisur punën për riparimin dhe rivendosjen e linjës në Librazhd. Gjithashtu, grupe të gatshme mjekësore si dhe helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të qëndrojnë në gatishmëri për të ndërmarrë operacione kërkim-shpëtimi sipas nevojës. Shtabi Qendror udhëzoi shtabet pranë prefekturave që të qëndrojnë të mbledhur vazhdimisht për të drejtuar e koordinuar veprimtarinë.
Zonat me probleme
Ndërkaq, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka bërë të ditur në një komunikatë për shtyp se duke parë situatën e rënduar të motit, DPRr dhe Drejtoritë Rajonale në rrethe janë vënë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën si dhe ndonjë përkeqësim të mëtejshëm të saj. Sipas MPPTT, në disa zona malore trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm, por mbas ndërhyrjes me mjete borëpastruese dhe hedhjes së kripës dhe skorjeve është siguruar kalueshmëria në të gjitha akset rrugore. MMPTT njofton se në Rrethin e Kukësit bie borë në pjesën Kalimash - Qafë Shtamë Qafë Shllak të segmentit Kukës - Qafë Mali. Trashësia e borës ka arritur deri në 10 cm. Fryn erë e fortë dhe e ftohtë, gjë që ka krijuar ngricë në rrugë. Vazhdon shpërndarja e kripës dhe e skorjeve në të gjithë gjatësinë e rrugës por aksi është i kalueshëm. Ndërsa për zonën e Tropojës, Qaf Morinë, mësohet se trashësia e borës ka arritur deri në 30 cm. Po punohet me mjete për pastrimin e rrugës dhe deri në orët e pasdites së djeshme nuk ka pasur problem në qarkullim, megjithëse reshjet e borës kanë vazhduar. Lidhur me situatën në rrethin e Dibrës, MPPTT bëri të ditur se në segmentin rrugor Burrel - Bulqizë, në zonën nga pishat deri në Qafë Buall, trashësia e dëborës ka arritur në 30 cm. Edhe në këtë zonë fryn erë shumë e fortë që e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve, por vazhdon të punohet me mjete për pastrimin e rrugës, megjithëse është i këshillueshëm përdorimi i zinxhirëve. Përsa i përket kushteve atmosferike në juglindje, në Rrethin e Korçës, njoftohet se ka reshje dëbore në Qafë Thanë dhe Qafë Qarr. Deri pasditen e djeshme në këto akse nuk ka pasur probleme në qarkullim, ndërsa mjetet borëpastruese janë vënë në gjithmonë. Kurse në Shqipërinë e mesme, në Tiranë dhe Elbasan, MPPTT ka bërë të ditur se në km 29 të aksit Tiranë - Qafë Krrabë- Elbasan, trashësia e borës arrin 20 cm për një gjatësi rreth 100m, gjë që ka shkaktuar radhë automjetesh në orët e para të ditës së djeshme. Gjithashtu, në këtë zonë janë krijuar vështirësi edhe nga shkarjet e dherave. Megjithatë edhe këtu janë vënë në gatishmëri mjetet e nevojshme për të mbajtur aksin të kalueshëm. Ndërsa në rrthein e Vlorës, nga MPPTT është bërë e ditur se ka borë në Qafë Llogara, por është punuar me borëpastruese për lehtësimin e qarkullimit në këtë aks.
***********************************
Shtabi i Emergjencave Civile
Vëvendëskryeministër Genc Pollo
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani,
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa
Ministri i Ekonomis렠 Genc Ruli
Ministri i Transportit Sokol Olldashi
Ministri i Bujqësis렠 Jemin Gjana
Ministri i Arsimit Fatos Beja
Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo
Ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli
Shefi i Forcave të Armatosura Maksim Malaj
Drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli
Drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi
Drejtori i OST Ymer Balla
Drejtori i OSSH Sahit Dollapi
Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Andi Toma.
*********************************************************
Dibër-Bulqizë, qindra makina bllokohen nga dëbora
Rrugët e bllokuara në verilindje të vendit kanë mbajtur qindra makina të bllokuara për disa orë me radhë. Rreth 100 automjete kanë mbetur të bllokuara në Mat, në Qafë Ulëz për disa orë. Një nga pasagjerët e bllokuar ka dhënë alarmin me anë të telefonit celular mesditën e djeshme, duke kërkuar ndihmë për shkak se rruga ishte bllokuar prej një fadrome të mbetur në mesin e rrugës, me pretendimin se nuk kishte karburant për të vazhduar zhbllokimin. Në automjete mësohet se kishte gra, fëmijë e të moshuar, të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore, për shkak të të ftohtit. Porn ë orët e pasdites situate është zhbllokuar duke nisur qarkullimi i automjeteve. Por reshjet e shumta të dëborës si dhe mungesa e borëpastrueseve në rrugë kanë bërë që me qindra mjete të mbeten të bllokuara në hyrje të qytetit të Bulqizës, në urën që lidh Qafën e Buallit me qytetin. Mjetet kanë mbetur të bllokuara prej orësh dhe kanë qenë vetë drejtuesit e tyre që kanë dhënë alarmin. Bllokimi ka ardhur si rezultat i dëborës, e cila ka arritur trashësinë 50 cm. Ndërkohë, në këtë zonë të thellë malore janë gjendur të bllokuar pasditen e djeshme edhe 3 deputetë të PDK., në aksin Dibër Bulqizë. Kreu i PDK, Nard Ndoka ka bërë të ditur se rreth 80 makina prisnin në radhë për shkak se rruga ishte e pakalueshme. Ndoka ka theksuar se situata është mjaft alarmante, ndërkohë që trashësia e dëborës ka arritur në 60 cm. Përveç deputetit Ndoka, të bllokuar kanë qenë dje edhe deputetët Shpani e Gjini.
*************************************************************
Juglindja izolohet nga dëbora, qarkullimi vetëm me zinxhirë
Dimri rikthehet kërcënues në qarkun juglindor të vendit. Reshje të dendura dëbore, temperatura të ulëta dhe rrugë të bllokuara ka qenë panorama e ditës së djeshme në të katër rrethet e qarkut të Korçës, një pjesë e të cilave të izoluara nga dëbora. Sipas të dhënave zyrtare të Shtabit të Emergjencave Civile pranë institucionit të prefektit, mësohet se situata e pazakontë ka vënë në lëvizje të gjitha institucionet shtetërore, por pavarësisht nga kjo sasitë e mëdha të reshjeve të dëborës nuk kanë mundur të shmangim bllokimin e akseve me të rëndësishme nacionale që lidhin rajonin e juglindjes me pjesë të tjera të Shqipërisë. Duke iu referuar burimeve të sipërpërmendura, mësohet se nga orët e para të mëngjesit të djeshëm, segmenti Korçë-Pogradec ka qenë fillimisht i pakalueshëm, ndërsa nga mesdita e në vazhdim i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Gjithashtu, situatë shumë e rënduar është paraqitur në aksin Korçë-Kolonjë në mënyrë të veçantë në Qafën e Qarrit, ku më shumë se 6 kilometra të kësaj pjese kanë qenë të pakaluesh