E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH: Nuk ka ndryshim të sistemit të vlerësimit në shkollat e mesme

  Sistemi i vleresimit ne shkollat e mesme te vendit nuk do te ndryshoje. Serish arsimtaret do ti vleresojne nxenesit duke nxjerre nje rezultat perfundimtar, ashtu si ka ndodh nder vite ne baze te mesatares aritmetike. Kjo ka qene deklarata per Alsat nga perfaqesuesit e ministrise se Arsimit .

“Sistemi i vlerësimit është kompetencë vetëm e ministrisë së Arsimit.
Nuk ka asnjë urdhër të ministrisë së Arsimit për të futur një sistëm
vlerësimi të ndryshëm nga ai tradicional. Këtu bëhet fjalë vetëm për
lendët me zgjedhje që kanë një përqindje jashtëzakonisht të vogël në
programin mësimor. Edhe lëndët me zgjedhje do të vlerësohen njësoj si
lëndët bazë të klasë së dhjetë” tha Jovan Kristiqi, keshilltar  ne 
ministrine e Arsimit.

Perfaqesuesit e ministrise se Arsimit thone se nuk jane kunder futjes se
ketij sistemi te ri vleresimi, por ende nuk eshte diskutuar dhe
projektuar nje sistem i ri , ne bashkepunim dhe me aktoret e tjere te
interesit. “Deri tani nuk ka një projekt të tillë. Ajo është një metodë
që ndoshta ndonjë mësues edhe mund ta përdorë por nuk mund të futet në
sistemin masiv të shkollës” tha Kristiqi.

Nderkohe keshilltari per Arsimin ne MASH thote se edhe persa i perket
frekuentimit asgje nuk ka ndryshuar ne shkollat e mesme. Ne fuqi mbetet
20%  i mungesave qe nxenesi duhet ta shlyeje. Nje dite me pare
drejtuesit e  shkollave te mesme ne Tirane u shprehen se ndoshta ka
ardhur koha per te ndryshuar sistemin e vleresimit dhe ai te behet ne
baze te gjitha notave dhe te arrihet ne rezultatin perfundimtar ne baze
te mesatares se ponderuar.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›