Herman D. Berstein ambasadori filoshqiptar qe sherbeu si ure lidhese mes SHBA-se e Shqiperise

Duke filluar nga 28 korriku 1922 kur per here te pare filluan marredheniet diplomatike midis SHBA-se dhe Shqiperise me Maxwell Blackun ne ofiqin e komisarit me pas me ministrat fuqiplote Grant Smithin po brenda atij viti duke vazhduar me tej me Charles C. Hart Herman Bernstein Post Wheeler dhe se fundi me Hugh Gladney Grant me filoshqiptari ka rezultuar te ishte Herman David Bernstein.
Ne almanakun e diplomateve amerikane per Herman D. Bernstein shkruhet shkrimtar izraelit amerikan korrespondent dhe reporter amerikan editor gazetash amerikane dhe angleze diplomat amerikan minister fuqiplote ne Shqiperi perkthyes nga rusishtja.
Diplomati amerikan me prejardhje izraelite nga Rusia kishte lindur ne fshatin kolonesh gjermane Neustadt Scherwindt Vladislavor te Donit me 21 shtator 1876. Ne vitin 1893 ne moshen 17-vjecare emigroi ne SHBA tek i ungji qe ishte nje botues i njohur gazetash
Pas mbarimit te studimeve ne SHBA ne vitin 1900 behet gazetar dhe bashkepunoi me disa gazeta amerikane te kohes si The New York Evening Post The Nation The Indipendence dhe Ainslees Magazine. Nga viti 1908 e deri ne vitin 1912 ai ishte gazetar i New York Times por personalisht ai themeloi dhe botoi edhe gazetat dhe revistat New London Day The Jewish Tribune Jewish Daily Bulletin.
Me fillimin e Luftes I Boterore ne vitin 1915 vjen ne Evrope si korrespondent i gazetes New York Herald per te vrojtuar dhe raportuar mbi gjendjen e cifuteve ne zonat e luftimeve.
Ne vitin 1917 botoi korrespondencen e Carit rus me Kaiser Wilhemin ne forme telegramesh te shumta ne rubriken Willy Nicky e Celebrities of our Time qe me vone i boton si liber me parathenien e ish-presidentit Theodhor Roosevelt. Ne vitin 1921 botoi librat History of a Liedhe The Protocols of the Elders of Zion. H. Bernstein njihet edhe si nga perkthyesit me te njohur te Cehovit Tolstoit Andrejevit dhe Gorkit. Njekohesisht ai entuziazmohet nga veprimet e bolshevikeve te cilet fillimisht kishin udheheqes politike e shteterore izraelite ishin kunder pogromeve e te tjera persekutimesh. Me kete bindje merr pjese ne fushaten prosovjetike ne shtypin amerikan. Ne vitet 1919-1920 si gazetar merr pjese ne stafin e Presidentit W. Wilson ne Konferencen e Paqes ne Paris ku ne miqesi te ngushte me filoshqiptaret e njohur si kolonelin keshilltar i Presidentit Charles House senatorin Walter Evans Edge diplomatet Charles R. Crane Fred Williams profesoret Paul Monroe dr. Telford Ericksonin diplomati Herman Bernstein vepron si nje shqiptar i vertete.
Herman Berstein ka sherbyer si minister fuqiplote SHBA ne Tirane nga 11 marsi i vitit 1930 deri ne 15 shtator 1933. Duke njohur qendrimin proshqiptar te ketij diplomati pritja qe i eshte bere tij ka qene e vecante.
Bashkangjitur me artikullin po botojme nje fotografi origjinale e marsit 1930. Ne ate foto gjenden te vendosur neper shkallet e Legates gjithe personeli amerikan dhe shqiptar i perfaqesise diplomatike duke filluar nga ministri H. Bernstein bashkeshortja Eveline sekretari Holmes shqiptaret Loni Adhami bashkeshortja e tij Melpomeni e tij. Ne kete foto jane pothuaj te gjithe personalitetet shqiptare te kohes duke filluar nga ministrat shqiptare Rauf Fico Xhafer Ypi Xhafer Vila Hiqmet Delvina Dhimiter Berati Fuad Asllani etj.
Gjate kohes se sherbimit ne Tirane ai u perpoq dhe arriti te terhiqte interesin e gazetareve dhe shkencetareve amerikane. Keta si turiste vizituan Shqiperine madje disa prej tyre edhe dy-tre here dhe me mbresat me te mira shkruajne nje seri artikujsh shume dobiprures. Te tille ishin dr. David Fairchild botanist dhe funksionar i Departamentit te Bujqesise qe ne fund te qershorit te vitit 1930 se bashku me miq te tij vizitojne Shqiperine mbeshtesin dhe shtojne rekomandime te dobishme per zhvillimin e bujqesise arsimit bujqesor dhe fshatit shqiptar.
Po ne ate periudhe vijne ne Shqiperi te ftuar nga H. Berstein edhe personalitete shteterore si nensekretari i shtetit per financat Ogden J. Mills se bashku me nje grup specialistesh financiare. Edhe ky grup dha keshilla te vlefshme ekonomike-financiare per shtetin shqiptar.
Per ta bere edhe me interesante Shqiperine dhe traditat e saj ministri amerikan solli ne Shqiperi ne korrik 1930 edhe muzikologen dhe kompozitoren e njohur amerikane mis Stela Cushing. Kjo e fundit mblodhi dhe koleksionoi shume kenge rapsodi dhe balada popullore. Njekohesisht me mis Cushingun shkrimtaret e publicistet e njohura amerikane May Mott dhe Ethel Watts vizituan cdo skute te Shqiperise Veriore dhe te asaj jugore edhe kur u kthyen ne SHBA botuan nje seri artikujsh dhe reportazhesh ne gazetat e Bostonit.
Disa muaj me vone H. Berstein solli ne Shqiperi edhe gazetaret Floyd Gibbons dhe William McNutt te gazetave te Cikagos dhe Bostonit. Veprimtaria e Bersteinit ne Shqiperi eshte komplekse por pjesa me e rendesishme me kuptimplote e saj eshte ajo qe lidhet me kontributin e tij themelor per ngritjen dhe fillimin e punes te Institutit Amerikano-Shqiptar Bujqesor te Kavajes.
Perpjekjet e mikut te madh te shqiptareve dr. Telford Eriksonit per te hapur dhe mbarevajtur nje shkolle vajzash dhe djemsh ne Kavaje arriten qe ta realizonin vetem per tri vite pune. Nderprerja e veprimtarise se saj u shkaktua nga mungesa e fondeve amerikane te Bostonit dhe nga pamundesia e mbeshtetjes financiare shteterore.
Ne vazhdim te kesaj veprimtarie u tentua te ngrihej nje institucion arsimor nga S. Irwingu por edhe ky projekt u neglizhua per shkak te Krizes Ekonomike Boterore. Ndaj per shkak te nevojes se madhe per nje arsimim bujqesor te rinise shqiptare ne kete nisme u angazhua edhe vete ministri fuqiplote Herman Bernstein. Ai kerkoi ndihmen e nje shoqate mireberese amerikane qe kishte emrin Fondacioni i Lindjes se Aferme The Near East Foundation qe gjate 14 viteve kishte kryer veprimtari mireberese ne Siri Palestine Egjipt Turqi dhe ne Armeni duke mbajtur financiarisht 17 kolegje arsimore kryesisht ne fushen e bujqesise. Fondacioni i Lindjes se Aferme qysh ne vitin 1927 ishin te mirinformuara per nevojat emergjente te popullit shqiptar nga nje studim qe kishte kryer specialist i bujqesise dr. Luther C. Fray.
Me 1shtator 1930 vijne ne Shqiperi dr. James L. Barton nenpresidenti NEF shoqeruar nga dr. Barclay Acheson dhe me 2 shtator takojne Kryeministrin Pandeli Evangjelin se bashku me ta ishte ta ishin H. Bernstein dr. Archer dhe sekretari i Legates mr. Holmes. Bisedimet perfunduan me sukses. Nje dite me vone me daten 3 shtator ne qeveri miratohet projekti i posacem i Institutit Shqiptaro-Amerikan ndersa nga parlamenti miratimi do te behej disa dite me vone me 15 shtator.
Nje rol te madh ne gatishmerine e fondacionit per te ngritur shkollen ne Shqiperi ka lozur dr. James L. Barton ose sic njihej plaku i mire. Tek ndihma e tij u mbeshtet ministri amerikan dr. J. Barton kishte qene lidhur me problemet shqiptare qysh ne vitin 1914 kur si mik i G. Fred Willamsit kishte themeluar organizaten filantropike Albanian Relief Society me qellimin e vetem grumbullimin e ndihmave per muhaxhiret e Vlores dhe dergimin e tyre me nje vapor ne Shqiperi.
Me 18 tetor 1930 perurohet fillimi i ndertimit te Shkolles se Vajzave ku do te mesonin deri 100 vajza ndersa disa dite me vone me 29 tetor perurohet edhe ndertimi i Shkolles Bujqesore Amerikane per 100 djem. Me ate rast lexohet mesazhi i Mbretit Zog dhe mbahen fjalime nga James Barton Hile Mosi dhe H. Berstein
Per ndertimin e ketyre shkollave u investuan 50000 dollare nga te cilat qeveria shqiptare pagoi 33 ndersa pjesa tjeter u perballua nga Near East Foundation si edhe nga grupi filantrop dr. Harold Marshall. Nderkohe qe ndertimet ne Kavaje vazhdonin edhe procesi mesimor si edhe praktikat mesimore nuk u nderprene asnjehere Herman Berstein vazhdonte veprimtarine njohese dhe vleresuese te gjendjes se Shqiperise dhe qyteteve te saj. Ai filloi vizitat ne qytetet kryesore shqiptare. Me 10 gusht 1931 i shoqeruar nga Mehmed Konica vizitoi Korcen ku mbeti shume i kenaqur per arritjet e qytetit ne arsim kulture dhe atdhetarizmin qe kishin shfaqur. Keto kenaqesi i shprehu me telegramin e falenderimit derguar prefektit Abedin Nepravishta. Aty nga fundi i gushtit dhe gjate shtatorit ai vizitoi edhe Shkodren Vloren e deri ne Gjirokaster duke u mahnitur me mikpritjen shqiptare dhe me natyren e mrekullueshme te Shqiperise.
Ne 12 shtator te vitit 1931 gazeta frenge Le Temps njoftonte se Herman Bernstein ishte zgjedhur nje nga te tete anetaret e Akademise Nderkombetare Diplomatike perkrah Kryeministrit indian Khan Bahaduri ministrave fuqiplote gjermane Von Wesendonk dhe Renwer belgut Jansen marokenit Ben Chabrit etj.
Me 22 shkurt 1932 u mbush 200-vjetorin i lindjes se George Washingtonit dhe me kete rast Legata Amerikane beri nje pritje ku moren pjese personalitetet shqiptare po ashtu edhe perfaqesite diplomatike evropiane. Me ate rast Eqerem Libohova lexoi telegramin e urimit te derguar nga Mbreti Zog Presidentit amerikan Hoover. Pas tij Herman Bernstein mbajti nje fjalim te cilin po e citojme me poshte me disa shkurtime
Sot populli amerikan feston 200-vjetorin e lindjes se George Washingtonit. Emri dhe vepra e tij e pavdekshme nderohen ne shume shtete jo vetem ne SHBA por edhe prej te tjeresh te cilet e dine dhe e cmojne punen e kryemjeshtrit te indipendences sAmerikes.
Ne nuk e adhurojme Washingtonin si nje i shenjte pa te meta njerezore as nuk e lavderojme vetem si nje hero viktorios ne fushen e tij militare sepse megjitheqe ai kishte nje ushtri te vogel dhe te organizuar keq qe i mungonin ushqimet municionet dhe uniformat ai shpesh kthente humbjet e tija militare ne fitore te perfundshmehelliphelliphellip Besonte fort ne fuqine e se drejtes. E kontrollonte mjeshterine e udheheqjes pa u diktuar. E drejta e ceshtjes se popullit dhe drejtesia e hidherimeve te tij i kishin hyre ne shpirthelliphellip. Dhe kur ngadhenjimi i independences kombetare u realizua vetem prej mendshmerise se madhe te tij. Dhe atehere kur periudha e ndertimit te lirise se porsalindur kish mbaruar dhe Washingtoni u zgjodh i pari President i Shteteve te Bashkuara bashkepunoi me shoket e tij dhe bashke me ta te ndertonte urtesisht dhe ndergjegjesisht godinen qe i thone Amerikehellip
...Ishin kohera kur Washingtoni u vu nen nje mesymje politike te pajustifikuara dhe mizore ashtu si u vune Presidentit Linkoln ashtu sikurse tani Presidenti Hoover... Dinjiteti i tij dhe ndjenja e pergjegjesise ne ofiq te larte besnikeria e tij dhe kuptimi i nevojave te popullit dhe shpresave te kombit dija e tij profetike ne te trajtuarit te politikes se Amerikes ne marredheniet e saj me kombet e tjera te gjitha keto e pershenjteruan Washingtonin ne zemrat e popullit amerikan per gjithmonehellip.
hellipEumlshte privilegji im qe ketu ne Shqiperi te celebroj kete rast historik populli i se ciles ka vuajtur dhe eshte munduar aq shume perpara se te fitonte independencen e tij dhe heroi kombetar i te cileve Skenderbeu ishte nje personalitet nga me te medhenjte e botes si prijes burrash ashtu si edhe kampion i independences se popullit te tij.
Shume shqiptare te cilet emigruan ne SHBA jane bere pjese dhe ngaster e Amerikes por ata e kane mbajtur dashurine e tyre te thelle per vendin e tyre te lindjes dhe kane ndihmuar si moralisht po ashtu edhe materialisht per te mbrojtur dhe perparuar independencen e Shqiperise. Ka nje lidhje te forte miqesie midis kombeve tona. Ne shume e shume raste kam degjuar gjithkund nga qarqe te ndryshme te Shqiperise shfaqjet e kthjelleta te falenderimit dhe te mirenjohjes se thelle te popullit shqiptar ndaj SHBA-se per sherbimet e saj per ceshtjet e independences dhe ruajtjes territoriale te Shqiperise.
Per te perkujtuar kete 200-vjetor te ditelindjes te G. Washingtonit kam nderin qe ketu ne token e Legates Amerikane ketu ne Shqiperi te mbjell farat e drureve te mbjelle nga G. Washingtoni ne kopshtin e tij ne Mount Vernon.
Ne 5 prill 1932 Mbreti Zog priti ne audience ministrin fuqiplote Herman D. Berstein si edhe Barclay Acheson Harold B. Alleacutee Laird Archer Scarsdale Joseph Beach Bangor te cilet i falenderoi perzemersisht.
Ne fund te prillit 1932 H. Bernsteini shkoi ne SHBA ku qendroi rreth nje muaj nderkohe qe ate e zevendesoi si Charge dafaire sekretari Charles A. Bay. Gjate vizites se tij ne SHBA ai i beri sherbime te medha Shqiperise. Mbi te gjitha me i rendesishmi ishte takimi i tij me Presidentin Taft te cilin e informoi per punet dhe problemet e Shqiperise duke nxjerre ne pah se perpjekjet e qeverise dhe popullit shqiptar dalengadale po jepnin frutet e tyre. Ne bankete te ndryshme te shtruara per nder te tij duke filluar nga ai Faik Konices e te tjere te shtruara nga miqte e shqiptareve ai pati mundesine qe pervec miqve te njohur e te vjeter te Shqiperise bisedoi dhe beri nje prezantim dinjitoz te Shqiperise dhe shqiptareve miqve te rinj sic ishin koloneli House ish-ambasadoret Henry Morgenthau Norman Hodgood Frank Polk gjykatesit Johan Goldstein Shotwell etj.
Me 22 qershor 1932 behet perurimi i nderteses se djemve ku moren pjese pervec amerikaneve te Shkolles Bujqesore e te fondacionit edhe ministri i Arsimit Hile Mosi si edhe ministri fuqiplote amerikan H. Berstein.
I pari e mori fjalen ministri i Arsimit Hile Mosi i cili levdoi nismen shume te dobishme te shoqerise amerikane NEF per perkrahjen qe ajo i jepte zhvillimit te arsimit ne Shqiperi. Pastaj ministri amerikan mbajti nje fjalim pershendetes i cili ne fillim lexoi mesazhin qe kishte marre nga Mbreti Zog dhe i dorezoi shkolles flamurin kombetar prej mendafshi dhurate te tij.
Me tej vijoi duke e quajtur privilegj pjesemarrjen ne ceremoni dhe e ndiente veten te lumtur qe merrte pjese ne ate ngjarje. Me tej ai foli shkurt per rendesine e vecante te permbajtjes mesimore praktike te shkolles.
E mbylli pershendetjen duke theksuar interesimin e amerikaneve per te ndihmuar.
Sipas tradites amerikane ne themele u vu nje arke me zhavorr dhe permbi te nje kuti bakri ku u vendosen dokumentet kryesore te ngritjes se institucionit.
Bashkangjitur po botojme nje fotografi te nxjerre me kete rast ku jane nga e majta ne te djathte Ralph Harold Allen drejtor i arsimimit NEF Laird Archer Scarsdale nendrejtor NEF Sander Saraci minister i Botores Reshad Asllani nendrejtor i shkolles Herman Bernstein ministri fuqiplote amerikan Barcelay Acheson sekretar NEF zonja Bernstein Joseph W. Beach drejtori i pergjithshem dhe Mehdi Frasheri kryetari i Keshillit te Shtetit.
Gjate periudhes kesaj periudhe u lidhen dhe u ratifikuan dy traktate dypaleshe te cilat edhe sot e kesaj dite jane ne fuqi. Ata ishin traktati Mbi natyralizimin e qytetareve si edhe ai i Ekstradimit. Herman Bernstein u largua nga Shqiperia ne 15 shtator 1933 por para largimit te tij Mbreti Zog e dekoroi ministrin amerikan me dekoraten me te larte shqiptare Kumandar i Urdhrit te Skenderbeut. Dy vitet e fundit ai i kaloi i semure dhe ne 17 korrik te vitit 1935 vdiq ne moshen 59-vjecare.