E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falenderim per vizat hetim korrupsionit

Se pari me lejoni te shpreh gezimin tim te madh te vleresoj dhe te falenderoj Parlamentin Evropian per vendimin
historik cili i hap rruge levizjes se lire te shqiptareve kesaj aspirate te thelle e te gjere te popullit shqiptar dhe te institucioneve te tij pefaqesuese.
Jam ketu me cilesine e Presidentit te Republikes per te shprehur edhe shqetesimin tim mbi disa zhvillime politike te koheve te fundit te cilat kane te bejne jo vetem me aktoret politike por me shtetin demokracine dhe interesat e publikut te gjere dhe te qytetareve. Sic bashkarisht kemi konstatuar prej muajsh retorika politike ne Shqiperi po dominohet nga akuza e kunderakuza midis politikaneve zyrtareve dhe medias. Aktoret politike te perfshire ne kete debat po furnizojne cdo dite publikun me dokumente dhe te dhena te pretenduara per inkriminimin e pales tjeter.
Vertetesia e akuzave natyrisht nuk eshte atribut i Presidentit dhe as i partive politike ajo eshte atribut vetem i drejtesise dhe organeve qe parashikon Kushtetuta. Fushata e akuzave dhe kunderakuzave nuk eshte me ceshtje e partive eshte ceshtje e Shtetit e demokracise dhe e sistemit tone politik. Sepse ky zhvillim i ri po le ne hije prioritetet politike qe duhej te kishte qeverisja dhe politika ndaj qytetareve dhe shoqerise dhe nga ana tjeter nuk mund te mos lere pasoja ne imazhin e demokracise Shtetit dhe te vete Shqiperise ne raport me partneret tane nderkombetare.
Ne keto rrethana me pergjegjesine e Presidentit te Republikes shpreh shqetesimin per kete situate dhe per gjetjen e rrugezgjidhjeve te shpejta transparente dhe te besueshme. Une pershendes cdo deklarate qe nxit dhenien e drejtesise dhe shpreh vullnet bashkepunimi real me organet e ligjit.
Une jam ketu per te konfirmuar mbeshtetjen time te deritanishme dhe te metejshme ndaj Prokurorise se Pergjithshme Inspektoratit te Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive Kontrollit te Larte te Shtetit dhe cdo institucioni tjeter kushtetues e ligjor qe ka per detyre mbrojtjen e ligjit dhe dhenien e drejtesise.
Jam gjithashtu ketu per tu kerkuar edhe nje here ne menyre publike ketyre institucioneve qe ne emer te interesave madhore te vendit te rendit kushtetues dhe pergjegjshmerise demokratike te veprojne pa vonese me kurajo me transparence e profesionalizem per te trajtuar me te gjithe seriozitetin e duhur cdo akuze reciproke te aktoreve politike cdo denoncim publik zyrtar e mediatik dhe brenda nje limiti kohor te caktuar te informojne publikun shqiptar mbi te vertetat e tyre. Cdo politikan zyrtar nepunes e sipermarres qe ka abuzuar me ligjin pavaresisht statures politike e publike duhet te perballet me ligjin. Ky eshte parimi i shtetit te se drejtes ky eshte lajmotivi per nje demokraci te shendoshe te besueshme dhe funksionale.
Shqiperia ndodhet ne nje faze mjaft te rendesishme ne rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Ne kete interes vital kombetar nuk mund te behet pengese asnje individ ose grup individesh qofshin keta politikane zyrtare apo perfaqesues te drejtesise.
Ne emer te ketij interesi madhor jam ketu per ti apeluar te gjithe klases politike sidomos partive politike te perfaqesuara ne parlament qe me konsensus te gjere ose me nisma individuale te bejne te mundur heqjen e pengeses se imunitetit parlamentar per te gjithe deputetet.
Ftoj parlamentin qe me konsensus dhe pergjegjshmeri perpara vendit te bashkepunoje per nderhyrje te menjehershme qofshin keto dhe kushtetuese per heqjen ose kufizimin e imunitetit edhe per nje kategori te gjere zyrtaresh sic jane organet e drejtesise dhe drejtuesit e institucioneve te ndryshme kushtetuese.
U kerkoj publikisht te gjithe zyrtareve te cdo niveli te bashkepunojne ngushte dhe me korrektesi me organet e drejtesise per te mos lejuar perseritjen e praktikave te gabuara te se kaluares kur drejtesia e mohuar ose e penguar i mori shume vite shtetit ligjor dhe proceseve demokratizuese e integruese te Shqiperise.
Apeloj publikisht vecanerisht klasen politike te mbeshtesin zhvillimin e nje pushteti gjyqesor te pavarur te paanshem etik te besueshem efektiv dhe te drejte ne Shqiperi te shmangin dhenien e opinioneve para ose gjate gjykimit te nje ceshtjeje rreth karakterit te paleve ne gjykim fajesise apo pafajesise se tyre apo rreth provave dhe argumenteve te paraqitura ne gjykate. Cdokush mund te debatoje apo kritikoje publikisht korrektesine e nje vendimi gjyqesor vetem pasi ai ka perfunduar por duhet shmangur sulmi publik i integritetit te nje gjykatesi apo te gjyqesorit. Cdo informacion per sjelljen apo veprimet e paligjshme te nje gjykatesi ne menyre te menjehershme dhe zyrtarisht i duhet referuar Keshillit te Larte te Drejtesise apo Ministrise se Drejtesise per hetim te mundshem te metejshem.
Ne kete stad historik per integrimin euroatlantik Shqiperia ka nevoje per vepra konkrete politike nisma konkrete ligjore antikorrupsioni dhe veprime konkrete te institucioneve pergjegjese per te deshmuar se pushtetet kushtetuese qe perfaqesojne direkt apo indirekt qytetaret kane moralin dhe tagrin e duhur profesional e qytetar per te ushtruar si duhet pergjegjesite e tyre ligjore e kushtetuese.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›