Serbia i rikthehet nacionalizmit helmues
Beograd ndash Para vetem dy vjetesh Aleksander Vuciq zevendeslider i Partise Progresive partise me te madhe opozitare serbe ishte nder me te zeshmit qe u printe protestave me qindra e mija perkrahes ku mbaheshin fjalime te zjarrta nacionaliste ndash fjalime mbanin edhe kriminelet e luftes ndash dhe kendoheshin kenge qe tregonin zotimin serb se do ta derdhej edhe pika e fundit e gjakut per Kosoven.
Tani Vuciqi i zbutur fluturon drejt Brukselit dhe Uashingtonit ku takohet me diplomate te larte evropiane dhe amerikane dhe bisedon per rrugen e pashmangshme te Serbise drejt Bashkimit Evropian dhe Perendimit.
Nuk mund te prosperojme pa BE-ne dhe procesin e integrimit te BE-se ka thene Vuciq tani qe po konsiderohet nje politikan i moderuar. Nen Qeverine e te fuqishmit Slobodan Milosheviq Vuciq si minister i Informacionit kishte zbatuar ndeshkime dhe penalizime per gazetaret qe kishin kundershtuar regjimin.
Ai e pranon se cfare ishin ne gjendje te thoshin kundershtaret politike gjate fundit te viteve tetedhjete kur Milosheviqi po merrte perpjeten politike dhe kur filloi shkaterrimi i ish-Jugosllavise.
Problemi me i madh ne Serbi nuk eshte Kosova ka thene Vuciq ne nje interviste per gazeten njujorkeze. Eumlshte ekonomia serbe papunesia korrupsioni dhe standarde e uleta te jeteses.
25 vjet pasi intelektualet dhe politikanet serbe filluan ta sajojne pretendimin e vjeter historik serb per Kosoven duke e shnderruar ate ne nje politike shoviniste qe per vite me radhe nxiti lufte. Serbia po reflekton nacionalizem te forte. Kjo eshte nje shmangie e madhe ne spektrin politik te nje vendi te varfer por ende nje shtet i forte ballkanik qe tani deshiron te ktheje syte nga integrimi evropian.
Me krizen boterore ekonomike qe po ndikon ne te gjitha ekonomite e shteteve te Ballkanit Perendimor impulsi per te dale nga izolimi dhe per tiu bashkuar Bashkimit Evropian po merr hov ne mbare rajonin. Nga Maqedonia deri ne Kosove e Mal te Zi qeverite kane kthyer koken nga Brukseli me shprese se integrimin ne bllokun e madh politik do te sjelle shpetim ekonomik.
Pergjate kufirit ne Bosnje perspektiva e anetaresimit ne bashkimin Evropian do te mund te sillte shprese per mbledhjen e vetes se shoqerise multietnike e cila gjate vitit te kaluar ka pesuar nje tkurrje ekonomike prej 34 per qind. Mirepo ende analistet politike besojne se thellimi i ndarjeve pas zgjedhjeve parlamentare te se dieles mund ta beje me te veshtire integrimin e Bosnjes si shtet unik.
Ne te vertete Bosnja mund edhe te ndahet me liderin serb te Bosnjes Milorad Dodik i cili gjithnje e me shume zotohet zeshem se duhet ti jepet fund shtetit qe ishte bashkuar gjate kohes se Perandorise Bizantine dhe u ri-aranzhua pas nje marreveshjeje te arritur ne vitin 1995 qe i dha fund edhe luftes trevjecare.
Ish-njesitet e tjera perberese te Jugosllavise po ia dalin me mire. Sllovenia eshte nje anetare prosperuese e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s Kroacia fqinji verior i Bosnjes shpreson te futet shume shpejt ne Bashkimin Evropian. Mali i Zi nje shtet i vogel dhe i mberthyer nga krimi i organizuar eshte ende ne trajektoren e anetaresimit. Madje edhe Kosova e vogel deshperimisht e varfer dhe qe po lufton kunder korrupsionit te madh me ne fund ka filluar te marre nje legjitimitet me te madh nderkombetar.
Ne Serbi ka nje rritje optimizmi te kujdesshem. Ne muajin tetor sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton pritet ta vizitoje Beogradin dhe do ta riafirmoje mbeshtetjen e Shtepise se Bardhe per nje Serbi te integruar ne strukturat evropiane. Kjo mbeshtetje do te kete nje rezonance te vecante duke marre parasysh rolin amerikan kur president i SHBA-se ishte burri i Hillary Clintonit qe i kishte prire fushates se NATO-s per bombardimin e Serbise me 1999 qe kishte per qellim dhenien fund te represionit te Milosheviqit per spastrimin e shqiptareve etnike.
Shpresa se Serbia ka hyre ne nje epoke te re ne marredheniet e saj me Perendimin ishte ringjallur kur Serbia me 9 shtator perkrahu nje kompromis per Rezoluten e Kosoves ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ku kishte hequr dore nga kerkesa fillestare per zhvillimin e bisedimeve per statusin e Kosoves.
Ne vend te idese primare zyrtaret serbe u pajtuan me Bashkimin Evropian qe ky i fundit te ndermjetesonte per zhvillimin e bisedimeve me Kosoven e cila kishte shpallur pavaresine me 17 shkurt te vitit 2008 me mbeshtetjen e vendosur te shumices se anetareve te Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Kjo ujdi kishte nxitur nje renie te madhe te mbeshtetjes se Qeverise serbe ne Beograd e cila ishte munduar ta kapercente kete krize me paracaktimin e Bashkimit Evropian si cakun final te Serbise dhe duke ruajtur zotimin se Kosova do te jete zemra e territorit serb megjithese kishte nje fushate te pasuksesshme per ndaljen e njohjeve te reja te shtetit te Kosoves pavaresine e se ciles e konsideron ilegale. Ne muajin korrik Gjykata Nderkombetare e Drejtesise dha opinionin keshillues se pavaresia nuk ishte ne kundershtim me ligjin nderkombetar.
Pak dite me vone Serbia beri te ditur se kishte akuzuar nente ish-pjesetare paramilitare serbe per vrasjen e 43 shqiptareve etnike gjate luftes se Kosoves me 1998-99.
Shume monitorues perendimore e kane interpretuar kete si shenjen e fundit se vendosmeria e Beogradit per tiu bashkuar BE-se ishte duke bashkejetuar me pranimin e Serbise per rolin e saj ne lufterat e pergjakshme te Ballkanit gjate viteve nentedhjete.
Derisa Serbia ende nuk e ka arrestuar ish-gjeneralin serb te Bosnjes Ratko Mladiq kapja e te cilit eshte parakusht per anetaresimin e Serbise ne BE Parlamenti serb ne muajin prill miratoi nje rezolute me te cilen denohen krimet e Mladiqit vrasja masive e me shume se tete burrave dhe djemve myslimane ne Srebrenice ne vitin 1995. Ne nje vend ku nga shume njerez Mladiqi vazhdon te konsiderohet nje hero rezoluta ishte e guximshme.
Natasha Kandiq nje aktiviste e njohur serbe e te drejtave te njeriut ka thene se gershetimi i rrethanave politike ekonomike dhe sociale e ka bere me te mundshme kapjen e Mladiqit derisa do te lehtesohej edhe rruga drejt strukturave perendimore.
Politikanet e te gjithe spektrit kane dhene nje mesazh te gjate lidhur me Mladiqin qe thote se bashkepunimi me Hagen eshte prioritet ka thene Kandiq duke iu referuar Gjykates nderkombetare per hetimin e krimeve te luftes. Kjo nuk eshte perballur me rezistence ose demonstrata te se kaluares sepse njerezit e thjeshte jane ngopur me izolimin e Serbise. Ky eshte nje ndryshim themelor.
Analiste thone se kjo eshte nje politike qe deshiron te ballafaqohet me situaten e qe prihet nga presidenti pragmatik Boris Tadiq nje mesimdhenes i dikurshem psikologjie qe favorizohet nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Derisa Tadiqi ishte nje politikan qe per nje kohe te gjate ka mbeshtetur Bashkimin Evropian analistet kane thene se zhvillim befasues eshte transformimi i ish-nacionalisteve te regjur si puna e Vuciqit.
Ai ka thene se ndryshimi i qasjes eshte me shume nje pragmatizem i nacionalizmit te se kaluares. Vuciq ka thene se 60 per qind e serbeve te anketuar kane thene se mbeshtesin anetaresimin ne Bashkimin Evropian dhe se jane te gatshem te bejne kompromis ne shkembim te prosperitetit ekonomik.
Gjate vitit te kaluar Serbia e cila kishte nje renie te investimeve te huaja dhe qe po ballafaqohej me nje krize taksash i kishte marre Fondit Monetar Nderkombetar nje hua prej 3 miliarde eurosh.
Ashtu si kane prosperuar ish-shtet komuniste fqinje qe tani jane pjese e BE-se dhe te NATO-s rroga mesatare ne Serbi eshte 320 euro nje prej me te uletave ne Evrope. Papunesia ne muajin prill kishte shkuar ne 19.2 per qind.
Derisa vuajtja ekonomike mund te kete sjelle nje qendrim me pajtues monitoruesit serbe dhe diplomatet perendimore kane thene se ceshtja kyc ende eshte pezull vecanerisht Kosova dhe dorezimi i Mladiqit ne Gjykaten nderkombetare.
Kete me se miri e tregon edhe rasti i Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara qe u vonua per tri ore pasi diplomacia serbe ne fillim kishte kundershtuar pranine e homologeve te tyre kosovare ne salle.