Eshte per te ardhur keq opozite e paskrupullt
Dikush afer selise roze thoshte me ze te larte po si e beri kete gabim Europa duke miratuar rezoluten e heqjes se vizave me Shqiperine kur Rama thote se ne vend 1 milion te papune. Vijoi te cifloste figura o Parlamenti Europian e ka humb fare ose Edi Rama eshte krejt jashte realitetit. Pergjigjet me shtyte te ndaloja dhe ti shpjegoja se Parlamenti Europian vleresoi me meritokraci permbushjen e te gjitha kritereve dhe te standardeve europiane prandaj skish si te shkonte ndryshe kjo pune pasi me pune te ndershme arrihet gjithcka. Ai tundi koke sikur kuptonte. Pranova perpara tij se Edi Rama nuk eshte jashte realitetit porse ka krijuar nje realitet te tij virtual dhe paralel per gjendjen e shqiperise. Ndonese perdor shifra milioneshe per te papune per te krijuar panik ne radhet e deputeteve. Mirepo ka shume mundesi qe llogarite t i kishte bere gabim pasi keta deputete jane Europiane dhe jo eunuke edvinist qe pertypin hartime bajate per shtyp. Ne sallen e PE-se pati deputete qe hezituan voten pro. Vecse duhet thene se te vetmit qe degjuan sirenat e Edvin Rames dhe te dergates se tij ne Bruksel ishin 47 eurodeputete kurse plot 538 eurodeputete ishin pro liberalizimit te vizave. Nje arritje historike per reformat shqiptare. Vendimi per te levizur te lire ne zonen Schenghen i transformon shqiptaret nga qytetare te dores se trete ne qytetare te dores se pare. Nga komunizmi kishim humbur padrejtesisht dinjitetin dhe na u desh njezet vjet demokraci per ta rifituar ate me djerse. Sot nje dite me pas gezimit te ores se pare eshte fillimi i harrimit te poshtersive te ambasadave te seksereve te pandreqshem te rrugeve te dhive maleve te Greqise ose gomoneve drejt Italise. Sot merr kuptim kalimi dhe futja ne ambasada 20 vjet me pare po keshtu marrin kuptim perpjekjet e pare te emigranteve per te dale nga ferri komunist sikurse merr kuptim dhimbja e kohes se humbur me delire politike keta 20 vite.
Sidoqofte kam dhe nje problem te fundit qe dua te shpjegoj mikut tim. I rikujtova mikut tim se aty tek ata 1 milion te papunet nuk jane deputetet socialiste pasi ata marrin nga kater rroga dhe shperblime te ndryshe pas jane ne tre-kater komisione te ndryshme parlamentare ku pervec rroges marrin dhe subvencionet te tjera plus. Vete Edi Rama eshte i dy punesuar ne Bashki dhe Partine socialiste. Mu desh ti shpjegoja dhe rastin e Ilir Beqjes i cili edhe pse deputet fitonte tendera te paligjshem ne bashkine e Durresit. Deputet socialiste mbeten pa pune per 6 muaj derisa u betuan per rroge. Dhe asgje tjeter perpos rroges nuk bejne ne parlament. Maksimumi i tyre eshte te shajne qeverine sepse ligjet ata nuk i votojne bile as ligjin per Gjykaten administrative aq shume te kerkuar nga miqte amerikane. Jane deputete dhe nuk votojne ligje kjo eshte non-sens me tha miku im. Mu desh ti shpjegoja se ky eshte sensi i Edi Rames dhe deputeteve socialiste iu mjafton kjo gje. Per te tjerat per demokracine per biznesin dhe thjesht per procedure parlamentare ska fare gajle. Eumlshte per te ardhur keq per kete opozite. Dhe ky nuk eshte vleresimi im por i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ky vleresim per socialistet eshte nje shpulle lidershipit socialist. Thagma me e madhe e kesaj historie trishtuese eshte se pergjithesisht fjalet me zeza i marrin maxhoranca ne rastin tone eshte eksplicite opozita.
Pas deklarates zyrtare te SHBA-ve marredheniet me Ramen jane ne nje pikepyetje. Pse kane kuptuar se Partia socialiste nuk eshte e pergjegjshme dhe nje parti me dy standarde ndaj qasjeve politike. Ne syte e amerikaneve eshte e papergjegjshme te shohin opoziten kunder interesave te qytetareve qe merren me biznes dhe qe ky ligj do te avantazhoje konceptim liberal me pak shtet me shume liri sipermarrese.