E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falet Maxarri: Në Londër me 12 futbollistë

Valter Maxarri është falur nga UEFA dhe do jetë në krye të skuadrës në Londër. “Unë shpresoja shumë. Është e rëndësishme që të jem në stol pranë lojtarëve të mi për t’i motivuar. Kjo është e rëndësishme, sepse luajmë një ndeshje historike. Te Çelsi diçka ka ndryshuar me emërimin e Di Mateos në stol. Problemi për ne është që anglezët kanë fituar 2 ndeshjet e fundit dhe kanë rigjetur besimin. Më shqetëson më shumë motivimi i londinezëve sesa taktika e tyre. Do jetë një ndeshje tërheqëse”. Lidhur me taktikën e skuadrës së tij, nuk ka asnjë dyshim. Do të jetë Napoli që luan shpejt, por jo vetëm në kundërsulm, dhe që nuk ka frikë të fitojë në çdo stadium në Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›