E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi: Taktika svlen, Napoli mundet me zemër

Nuk ka më shumë se 2 javë në stolin e Çelsit, por dora e Roberto di Mateos ka nisur të ndihet që tani. Pas 2 fitoreve në po kaq ndeshje, tekniku italian ka larë duart një herë e mirë me taktikat e Andre Vilas Boasit. Për ish-mesfushorin lacial, Çelsi për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve më  shumë sesa taktikë nevojitet motivimi i lojtarëve të tij, ajo që Andre Vilas Boas nuk e bëri dot në 8 muajt e qëndrimit të tij në Londër. “U kam kërkuar lojtarëve që të luajnë me pasion dhe të argëtohen. Vetëm me një motivim maksimal do të arrijmë t’i mundim italianët. Unë i njoh shumë mirë. Na shënuan 3 herë në ‘San Paolo’ dhe nuk do të kenë frikë ta bëjnë sërish nëse ua lejojmë”, tha trajneri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›