E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Selanik: Shqetësim i madh për të ardhmen mes emigrantëve tanë

Lideri i opozitës Edi Rama ndodhet për një vizitë  në qytetin e Selanikut në Greqi.  Rama ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me komunitetin shqiptar të atjeshëm. Në një mesazh në rrjetin social Twiter, Rama shkruan: Mikpritje fantastike dhe shqetësim i madh për të ardhmen mes shqiptarëve të Selanikut. Kriza greke ka hyrë thellë në xhepat e tyre..

Kreu i PS shoqërohet në këtë vizitë nga Sekretari i PS për Emigracionin, Erjon Veliaj, deputeti Taulant Balla, kryebashkiaku i Korçës, etj.

Në hollin e hotelit ku Rama ka bashkëbiseduar me emigrantët ka rastisur edhe një grup i Bashkisë Kamëz për ekskursion. Një prej tyre ka nxjerrë nga çantat një flamur të PD sapo ka parë grupin e emigrantëve rreth Ramës. Skena është shoqëruar me të qeshura te të pranishmit. “Berisha është fiksuar me Kurbanin, dërgon njerëz me flamuj e shtiza pas Ramës edhe këtu në Selanik. Po këta të uruar me flamur, pse rrinë burrat veç e grate veç – tha me shaka Artan Jonuzi, një emigrant që qëndronte në rradhën e autografeve për librin.

Episodi ironizohej edhe nga Veliaj në profilin e tij online ku mbrëmë shkruhej: E rrallë, bashkia e Kamzës ekskursion në Selanik, të gjitha gratë lënë Mziun bashkohen te takimi Ramës, kjo është tamam “miracle of freedom”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›