E Diel, 1 Nëntor 2026

Falimenton de fakto Bashkia Vlorë, Shpëtim Gjika nuk u jep rrogat punonjësve

16-08-2013 / Gazeta 55

Punonjësit e Bashkisë së Vlorës rezultojnë se kanë katër muaj pa marrë pagat. Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika nëpërmjet punonjësve të financës u ka deklaruar se nuk ka fonde për t’i paguar. Kjo është shumë e rëndë që një nga bashkitë kryesore të vendit nuk ka para për të paguar punonjësit e saj. Kryebashkaiku Gjika “de fakto” disa ditë më parë “shkriu” skuadrën e futbollit të Flamurtarit në pamundësi për t’ju paguar rrogën dhe ofruar një kontratë të re futbollistëve. Futbollistët e Flamurtarit kanë tre muaj pa u paguar. Kryebashkiaku Gjika nuk ka para të paguajë futbollistë dhe ndihëmën ekonomike që vlonjatëve. Kjo vjen si pasojë edhe punësimit pa kriter të dhjetëra punonjësve në Bashkinë Vlorë gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit. Ai kërkon të fshehë këtë falimentim nëpërmjet aksione spektakolare  të prishjes së ndërtimeve pa leje në qytete. Sic dihet Bashkia e Vlorës është një nga qendrat kryesore të turizmit në vend dhe ku bizneset janë të përqendruara në një numër të madh, por këto biznese nuk i kanë derdhur pagesat tek Bashkia sepse kjo e fundit ka qenë e zënë me fushatën elektorale të shefit të Shpëtim Gjikës. Një nga arsye e mospagesës është padyshim mosgrumbullimi i të ardhuarve që ka bërë që sot kjo bashki të mos ketë mundësi të shlyejë pas punonjësit e saj.  Megjithatë në këtë shpërdorimit të fondeve është dhe bashkia e Durrësit e drejtuar nga Vangjush Dako dhe ajo e Korçës së drejtuar aktualisht nga Niko Peleshi. Këto bashki janë në vështirësi të mëdha financiare për shkak të abuzimit me fondet dhe punësimin e njerëzve në administratë gjatë fushatës elektorale. Niko Peleshi pritet të jetë zevendësi i Edi Ramës në qeveri. Dhe arsyeja kryesore e këtij emërimi është shtyrja në kohë e falimentit faktik dhe zgjedhje të reja për kreun e Bashkisë Korcë që do të trashëgojë një gropë financiare. Po ashtu në gropë financiare është zhytur thellë bashkia e Lezhës e drejtuar nga Viktor Tushe, që prej dy muajsh ka bllokuar dhënien e ndihmës ekonomike. Disa familje që trajtohen me pagesë paaftësie dhe ndihmë ekonomike në këtë njësi vendore kanë protestuar përpara bashkisë Lezhë, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.
Bashkitë socialiste të Vlorës, Tepelenës, Elbasanit, Durrësit, Korcës dhe Lezhës janë në prag të falimentimit faktik sepse nuk kanë para të paguajnë rrogat e punonjësve dhe ndihmën ekonomike. Falimentim do të thotë që banorët e këtyre qyteteve po përballen me më shumë shërbime të prera. Punonjësit e bashkive, artistë e sportistë dhe ata që marrin ndihmën ekonomike nuk kanë marrë pagën, shpërblimin dhe asistencën.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›