Falja e Maradones: Ndjese per golin me dore ne 1986

Aurel Borici - Top News
Episodi për të cilin anglezët kanë vuajtur për shumë vjet në historinë e futbollit është rikthyer në mendjen e tyre, megjithëse protagonisti kryesor i golit me dorë në 1986 Diego Armando Maradona, ka bërë një hap pas duke kërkuar ndjesë. Legjenda e futbollit botëror i është drejtuar me një falje të gjithë tifozëve anglezë për të famshmen ‘Dorë të Zotit', e cila ndryshoi një copëz të suksesit të kombëtares së ‘Tre Luanëve' në Kupën e Botës në Meksikë. Ish futbollisti, tashmë 47 vjecar gjatë vizitës së tij në Britani tha se nëse do të mundte të ndryshonte historinë 22 vjet më parë do të zgjidhte për të mos shënuar me dorë në portën e të madhit Shilton. Maradona theu ëndrrat e popullit anglez për të parë skuadrën e tyre në finale, pasi shënoi dy herë në sfidën gjysmëfinale, por ishte goli i dytë ai që bëri më shumë bujë. Kurrë më parë Maradona nuk ka kërkuar falje për këtë episod që ndihmoi Argjentinën të fitojë 2-1 turneun në vitin 1986. Më parë ai dribloi gjysmën e ekipit anglez nga mesi i fushës për të shënuar një tjetër gol, i cili ende nuk është hequr në mendjet e shumë tifozëve për teknikën e lartë. ‘Pibe de Oro' gjithashtu tha se është i interesuar për të drejtuar një ekip në Premier Ligë, megjithëse asnjëherë më parë nuk ka qenë trajner në futboll. Burimi:-![]()
Episodi për të cilin anglezët kanë vuajtur për shumë vjet në historinë e futbollit është rikthyer në mendjen e tyre, megjithëse protagonisti kryesor i golit me dorë në 1986 Diego Armando Maradona, ka bërë një hap pas duke kërkuar ndjesë. Legjenda e futbollit botëror i është drejtuar me një falje të gjithë tifozëve anglezë për të famshmen ‘Dorë të Zotit', e cila ndryshoi një copëz të suksesit të kombëtares së ‘Tre Luanëve' në Kupën e Botës në Meksikë. Ish futbollisti, tashmë 47 vjecar gjatë vizitës së tij në Britani tha se nëse do të mundte të ndryshonte historinë 22 vjet më parë do të zgjidhte për të mos shënuar me dorë në portën e të madhit Shilton. Maradona theu ëndrrat e popullit anglez për të parë skuadrën e tyre në finale, pasi shënoi dy herë në sfidën gjysmëfinale, por ishte goli i dytë ai që bëri më shumë bujë. Kurrë më parë Maradona nuk ka kërkuar falje për këtë episod që ndihmoi Argjentinën të fitojë 2-1 turneun në vitin 1986. Më parë ai dribloi gjysmën e ekipit anglez nga mesi i fushës për të shënuar një tjetër gol, i cili ende nuk është hequr në mendjet e shumë tifozëve për teknikën e lartë. ‘Pibe de Oro' gjithashtu tha se është i interesuar për të drejtuar një ekip në Premier Ligë, megjithëse asnjëherë më parë nuk ka qenë trajner në futboll. Burimi:-