E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League: Manchester United rifiton kreun

Klara Asqeriu - Top News
Një perlë e Kristiano Ronaldos ka vulosur suksesin e kampionëve në fuqi të Mancester junaitid, që kanë marrë kryesimin e Premier ligës pasi kanë lukujduar 2-0 Portsumthin. Skuadra e ‘Djajve të kuq' ka mbyllur diskutimin që në pjesën e parë me dy gola të luzitanit që tashmë shkon në 27 gola këtë sezon. Avantazhi i skuadrës së Ferguson erdhi në minutën e 10-të kur kristiano Ronaldo ka tundur rrjetën e ekipit të Hednep, ndërsa goli i gytë i tij ka qenë një kryevepër që rrallë shihet në fushë.
Goditja e dënimit të mesfushorit ka përfunduar në trekëndëshin e majtë të portierit të Portsmuth, i cili ka mundur vetëm të admirojë klasin e portugezit që tashmë rikthen junaitid në krye të Premier Ligës me golaverazh më të mire se Arsenali.
Në ndeshjen tjetër trajnerit benitez i janë lëkundur më shumë se kurrë pozitat në stolin e Liverpulit pas humbjes ndaj Uest Hem. Në minutat shtesë të takimit londinezët kanë mposhtur ‘Reds' me anë të një 11-metërshi i cili u transformua në gol nga Mark Nobëll. Pas kësaj humbjeje Liverpuli ndodhet në vendin e shtatë në kampionatin anglez
Fitore e vuajtur për Celsin që ka mundur 1-0 Riding me nëj gol të Mikael Balak në minutën e 32-të në ‘Stemford Brixh'.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›