E Diel, 1 Nëntor 2026

Falja e gjakut regjisoret tregojne pervojen e tyre ne realizimin e filmit

Ne shkurt te ketij viti ne festivalin e Berlinit regjisori amerikan Xhoshua Marston dhe bashkepunetori i tij Andamion Murataj fituan cmimin e skenarit me te mire per filmin Falja e gjakut i cili e merr temen nga gjakmarrja ne Shqiperi. Para pak ditesh ne i morem atyre disa komente mbi ate qe dy kineastet perjetuan ne realizimin e ketij filmi.

Xhoshua Marston Ishte hera e pare qe punoja per nje film shqiptar. Ishte nje zbulim i papritur per mua. Beme shume kerkime dhe u pritem shume mire ne Shqiperi. Skenari kishte nje ze te fuqishem shqiptar dhe kjo ishte e rendesishme. Punova se bashku me Andamion Muratajn patem shume debate te ashpra me njeri-tjetrin por edhe shume te qeshura dhe arritem te bejme nje skenar i cili pasqyron ate qe po ndodh sot me te rinjte ne Shqiperi sidomos me te rinjte adoleshente ne veri ku disa prej tyre jetojne ne izolim per shkak te gjakmarrjes.

Andamion Murataj Ne u njohem ne Nju Jork ku biseduam per kete projekt. Pastaj vizituam Shqiperine per te studiuar projektin tone. Takuam shume te rinj udhetuam ne te gjithe vendin sepse ky nuk eshte nje subjekt qe i takon vetem veriut por flet per te gjithe shqiptaret. Kjo ka te beje me zgjidhjen e konflikteve pra se si mund te zgjidhen konfliktet brenda familjes dhe ato brenda komunitetit. Ka te beje me marredheniet e te rinjve me traditen. Mundem te takojme njerez te te gjithe brezave te te gjitha paleve te perfshira ne konflikt. Ky eshte nje film qe u flet ne radhe te pare shqiptareve me mentalitetin e tyre dhe ne gjuhen e tyre. Jemi shume krenar per kete film. Dhe keshtu u paraqitem me nje skenar dhe me nje film qe foli shqip ne Berlin dhe qe i preku njerezit. Kur filmi u shfaq shume njerez u mallengjyen ashtu si edhe vete ne. Pra eshte nje film qe flet per te rinjte shqiptare ne ditet tona.

Xhoshua Marston Ajo qe me beri me shume pershtypje ishte shpresa dhe trimeria qe tregojne te rinjte shqiptare sot. Te gjithe jane te perqendruar te gjera te tilla si interneti Facebook YouTube te gjithe mendojne si te bejne biznes si te studiojne jashte e te sjellin para. Kjo eshte nje periudhe mjaft dinamike ne Shqiperi. Ajo qe me beri pershtypje eshte enegjia qe ka brezi i ri ne Shqiperi. Pra ishte me rendesi qe ne te sillnim ne ekran gjithe kete energji qe kane adoleshentet ne Shqiperi deshiren e tyre qe pasi te mbarojne shkollen te vazhdojne endrren e tyre per ti sjelle gjera te mira vendit te tyre.

Xhoshua Marston Shpresoj se se shpejti gjakmarrja ne Shqiperi do te jete dicka qe do ti takoje se kaluares. Per fat te keq sot ajo eshte ende nje dukuri qe prek shume njerez. Ajo qe me habiti pa mase ishte kontrasti pra disa nga keta njerez jetonin ne izolim ne shtepite e tyre dhe nga ana tjeter perdornin telefonat celulare internetin dhe shume nga teknologjite e sotme.

Andamion Murataj Realizimi i ketij filmi ne Shqiperi ishte i veshtire. Ishte bashkepunimi i pare amerikano-shqiptar qe realizohet ne Shqiperi dhe me vjen mire qe atje gjetem shume njerez profesioniste dhe plot gjalleri. Ky eshte nje rast per te rinjte kudoqofshin qe ta shikojne kete film ne kinema dhe te gjejne aty jeten e tyre te vertete.

Xhoshua Marston Nuk e di nese do te bashkepunojme perseri ne te ardhmen. Nese dashamiret e artit ne Shqiperi e pelqejne kete film atehere ne do te bejme edhe nje tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›