Gjenden pas 27 vitesh eshtrat e dy të pushkatuarve

Pas 27 vitesh, në fshatin Kuç të Komunës Guri i Zi në Shkodër janë gjetur eshtrat e dy shtetasve, të cilët janë pushkatuar nga regjimi komunist.
Policia e Shkodrës sqaroi zyrtarisht se trupat e tyre janë gjetur në këtë fshat në territorin e antenës së nënstacionit të radio Shkodrës nga gërmimet e bëra nga të afërm të viktimave.
Dy trupat ishin varrosur në thellësi 1.1 m të vendosur përkundrejt njëri–tjetrit. “Pasi u nxorën skeletet poshtë kafkave respektive, u konstatua nga një shishe e vogël qelqi, njëra pa tapë dhe e mbushur me dhera kurse tjetra me tapë gome, e cila brenda kishte një letër, ku ishte shkruar me shkrim dore “ Sokol Sokoli””, bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia.
Nga deklarime e marra shtetasit Simon Gjon Sokoli 48-vjeç, lindur në fshatin Lekbibaj rrethi Tropojë e banues në Tiranë dhe shtetasit Gjelosh Kol Ndoja 45-vjeç, banues në fshatin Juban, Komuna Gurí i Zi, rrethi Shkodër, rezulton se skeletet e gjetura i përkasin respektivisht:
1. Sokol Zef Sokoli i vitlindjes 1952, lindur në fshatin Polo-Lekbibaj rrethi Tropojë, i pushkatuar me vendim Gjyqësor me datë 09.06.1984 ora 24.00, “Për pjesëmarrje në revoltën e të burgosurve politikë në burgun e Qafës Barit–Pukë”.
2. Tom Kol Ndoja vitlindja 1952, lindur në Kllogjen rrethi Shkodër, i pushkatuar me vendim gjyqësor datë 09.06.1984 ora 24.00 “Për pjesëmarrje në revoltën e të burgosurve politik në burgun e Qafës Barit–Pukë”. Provat (eshtrat) u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekisë Ligjore Tiranë.
Në saktësimin e vendit ku ndodheshin skeletet e dy shtetasve ndihmoi “Shoqata e te Burgosurve Politik”. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-29 10:16