Sekuestrohen 30 kg drogë në Tiranë, 4 në pranga

Zëdhënësja e policisë bëri të ditur se nga operacioni janë arrestuar shtetasit, Lavdrim Jata, 24-vjeç, lindur e banues në Paskuqan Tiranë, Edmond Faja, 28-vjeç, lindur e banues në Tiranë, Eduart Karaj, 23-vjeç, lindur e banues në Paskuqan, si dhe Gojart Loçi, 30-vjeç, lindur e banues në Paskuqan.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disamujor, teksa operacioni përfundoi mbrëmë me sekuestrimin e sasisë së drogës e ndarë në 5 qese. Gjithashtu gjatë zhvillimit të këtij operacioni, u sekuestrua edhe dy automjete tip “Benz 190“, me targa AA 642 AI dhe Rover, me targa TR 5905 J, si edhe 5 telefona celularë të markave të ndryshme.
Sipas policisë, lënda narkotike kishte ardhur nga Lazarati me destinacion tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. /S.Lleshi/Start/
2011-05-29 10:37