Gjirokastër, qindra banorë firmosin peticionin e Aleancës Kuq e Zi
GJIROKASTËR- Peticioni i Aleancës “Kuq e Zi” kundër regjistrimit të popullisisë mbi bazë fetare dhe etnike ka mbërritur edhe në qytetin e gurtë të gjirokastrës. Qindra banorë në këtë qytetë i janë bashkuar kësaj nisme për të ndalur rregjistrimin në një formë të tillë.
Në qytetin e gurtë firmosja e peticionit për mosdeklarimin e fesë dhe kombësisë ka nisur nga Memoriali i Rilindasve, ku ndodhen varret e patriotëve Bajo dhe Çerçiz Topulli, A.Z.Çajupi, Koto Hoxhi dhe Pandeli Sotiri.
Sipas përfaqësuesit të Aleancës Kuq e Zi, Albi Koçi, nuk është rastësi që firmosja e peticionit për qytetin e Gjirokastrës nis nga Memoriali i Rilindasve. “Në respekt të luftës dhe përpjekjeve të tyre në shërbim të atdheut dhe çështjes kombëtare, ndërmorëm këtë veprim", tha Koçi.
(m.a/BalkanWeb)