Shqiperi Perpjekje te femijeve jetime per tu integruar

Ne Shkoder me shume se 65 femije jetime jane jashte institucioneve shteterore duke u perballur cdo dite me veshtiresite e strehimit dhe te punesimit. Kjo situate ka shtyre shoqaten e jetimeve qe te apeloje per nje mbeshtetje me te madhe nga ana e strukturave shteterore ndaj kesaj shtrese ne nevoje. Prej vitesh ne qytetin e Shkodres jane ngritur disa qendra ku femijet jetime trajtohen deri ne perfundim te shkolles por pas kesaj moshe pjesa me e madhe prej tyre detyrohen te strehohen neper konviktet e shkollave profesionale te qytetit ose ne qendrat e ngritura nga shoqatat joqeveritare.