Falja e të dënuarëve, pritet dekretimi nga Topi

Ligji për faljen e të dënuarëve pritet të ndryshojë, duke përcaktuar të tjera kritere për përfitimin. Avokati i Popullit i ka dërguar një rekomandim Ministrisë së Drejtësisë në të cilin ka kërkuar ndryshimin e këtij ligji për të ndryshuar disa nga kriteret ku disa kategori që nuk janë të përfshira në ligjin eksiztues të futen në këtë projektligj.
"Ky ligj gjithsej me vetëm 5 nene nuk përmban shume elemente thelbësore qe duhet te ketë një ligj i rëndësishëm për legjislacionin shqiptar. Në asnjë prej neneve te këtij ligji nuk përcaktohen kriteret qe duhet te plotësojë çdo i dënuar për të pasur te drejtën e faljes, siç mund te jene lloji i veprës penale, mosha, gjinia, gjendja shëndetësore, familjare etj" thuhet në rekomandimin e Avokatit të Popullit.
Ndërkohë burime nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se po shihet mundësia që ky ligj të ndryshojë kështu që duhet të ngrihet një grup punë në këtë institucion për të aritur në ndryshimet e këtij projektligji. Ndërsa Presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin "Ora e Debatit" të gazetarit Alfred Peza, ka pohuar se do të ketë falje por nuk ka dhënë një afat të përcaktuar.
Madje edhe Arben Tusha drejtori juridik i DPB ka pohuar për "Ora News" se ky institucion është duke verifikuar të gjitha kërkesat e dërguar nga presidenca për të dënuarit.
Ndërkohë deri tani kanë pasur prioritet minorenet, femrat, ata që janë mbi moshën 60 vjeç, të sëmurët kronikë si dhe ata që kanë edhe pak vite burg për të vuajtur.