E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falja fiskale, Konfindustria: Shqipëria është e vonuar

Konfindustria, mbështet në parim nisjen e procesit të kryerjes së faljes fiskale te shprehur së fundmi edhe nga Kryeministri Z. Sali Berisha. Megjithatë konfindustria thekson se qeveria shqiptare me vonesat e saj të paarsyetuara ka shkaktuar praktikisht humbjen e mundësive të mëdha të përfitimeve nga kryerja e procesit në fjalë, si pasojë e veprimeve të ngjashme konkuruese nga vendet fqinje.
“Konfindustria ka 2 vjet që ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria shqiptare kryerjen e daljes fiskale në shkalle të gjerë dhe njëkohësisht ka paraqitur dhe skemën e saj perkatese të këshilluar nga specialistë të njohur ndërkombëtare të fushës” thekson administratori i këtij institucioni Gjergj Buxhuku.

Sipas konfindustrisë shqetësimi vjen pas zbatimit të faljes fiskale në shkallë të gjerë për subjektet dhe qytetarët e huaj dhe vendas në Greqi dhe qytetarëve të saj jashtë vendit, që ka çuar deri në 1.5 miliard euro të ardhura në buxhetin e shtetit pa përmendur dhjetëra miliardë euro të hyra në ekonominë greke.
Më the konfindustria thekson se edhe vendet e tjera konkurente të rajonit përveç Greqisë, po veprojnë me shpejtësi, deri në veprime të dëshpëruara për tërheqjen e lukseve financiare ndërkombëtare drejt ekonomive të tyre.
“Kihet parasysh për sa më sipër nisma e qeverisë së Malit të Zi deri për shitjen e nënshtetësisë për qytetarët e huaj gjatë vitit 2010, që investojnë 500 mijë euro, faljen e përsëritur e të njëpasnjëshme fiskale të Qeverisë së Italisë, etj. Turqia gjithashtu nëpërmjet faljes fiskale të filluar në fillim të vitit 2011 ka futur në sistem mbi 25 miliard euro” sqaron Konfindustria.

Konfindustria vlerëson, se falja fiskale, duke patur parasysh vecoritë e ekonomisë kombëtare, në rradhë të parë duhet ti drejtohet qytetarëve shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Kthimi i tyre i përvitshëm me rastin e pushimeve verore 2011 është koha më e mirë e fillimit të faljes fiskale. “Do të ishte me ndikim të ndjeshëm për mirë në ekonominë kombëtare hyrja e flukseve financiare nga jashtë në kushtet kur kërkesa për likuiditet nga biznesi është tejet e madhe dhe pasojat e krizës botërore jane ende mjaft të prekshme” thekson më tej Buxhuku.

Konfindustria, mendon se është krejtësisht e papranueshme, që në një hapësirë kohore 20 vjecare të ndryshimeve kaq të thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon, që nuk ka kyer asnjë falje fiskale.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›