Fier, kapen 650 kg heroinë, 2 të arrestuar

Policia e Fierit ka bërë të mundur sekuestrimin e 650 gr heroinë dhe arrestimin e dy personave.
Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme janë arrestuar Bledar Abazi 30 vjeç dhe Altin Hasanaj 36 vjeç të cilët akuzohen për tregtim të lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve droga kishte si destinacion tregun vendas ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë me dy personat e arrestuar.