E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabul, protestë për vrasjen e 9 fëmijëve

Qindra persona kanë dalë në rrugët e Kabulit për të protestuar për vdekjen e nëntë fëmijëve, të vrarë gjatë një operacioni ajror të NATO-s.

Protestuesit brohorisnin “Vdekje Amerikës” ndërsa marshonin nëpër qendër të qytetit.

Viktimat civile janë bërë çështje gjithnjë më e ndjeshme në Afganistan, ku 140 mijë ushtarë të huaj vazhdojnë të luftojnë kryengritësit talebanë.

Komandanti i trupave amerikane në Afganistan, gjenerali Dejvid Petreus, ka kërkuar ndjesë për vdekjet aksidentale.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka shprehur “keqardhje të thellë” homologut afgan, Hamid Karzai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›