"Fitorja ne Himare eshte e te gjitheve, Bollano me uroi me SMS"
Himare- Menjehere pas perfundimit te procesit te numerimit ne KZAZ-ne e Himares, kandidati fitues perfaqesues i "Aleances per te ardhmen", Jorgo Goro, u shpreh i kenaqur me rezultatin dhe fitoren ne kete bashki, duke mundur rivalin Vasil Bollano, 3 here kryebashkiak. Ne nje prononcim telefonik Goro tha se kjo eshte nje tregues i qarte qe himariotet kerkojne ndryshim dhe se ai do te beje maksimumin qe te zgjidhe problemet e qytetit. "Beteja ka qene e veshtire, por jo e pamundur. Une do te jem bashkepunues edhe me kandidatet e tjere ne te ardhmen qe garuan perballe meje, me qellimin per te ndryshuar bashkine e Himares", u shpreh perfaqesuesi i PS-se, i deklaruar fitues nga KZAZ. Pjesemarrja ne keto votime ka qene me e madhja qe pas vitit 2000. Me tej ai tregoi se kutine e fundit ne numerim e ndoqi se bashku me rivalin Bollano. "Pas fitores Bollano me uroi me SMS. Jam i gezuar per fitoren dhe per pjesemarrjen. Ftoj koleget e mi qe te bashkepunojme dhe jam i bindur se fitorja kesaj radhe eshte e te gjitheve", perfundoi Goro. Ne kete bashki garuan kater kandidate, pervec Goros dhe Bollanos, ishin ne gare perfaqesuesi i "Aleances per Qytetarin", qe doli i treti dhe nje kandidat i pavarur. Bollano ende nuk ka dhene nje prononcim publik, teksa ne Greqi rezultati eshte pritur si surprize dhe i ngushte, teksa PDNJ nuk ka dhene ende asnje reagim zyrtar per humbjen e kandidatit te saj.