Palët fajësojnë njëra-tjetrën
10/05/2011 Kryesimi i Bashkisë së Tiranës peng i preferencave të komisionerëve politikë
Njësitë numër 3, 8 dhe 9 më problematiket në procesin e numërimit të votave
Shtyrja e procesit të numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës ka bërë që qytetarët ende të mos kenë një rezultat konkret për kryetarin e ri të qytetit të tyre. Ndërkohë në disa komuna e bashki ka përfunduar një proces i tillë, duke qartësuar fituesit e kësaj gare. Por në shumë nga komunat e bashkitë e vendit ende vijon numërimi i votave. Nisur nga fakti që ky proces është ende i hapur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shpreh dje se “gjithçka është e mundur të ndodhë me rezultatet zgjedhore derisa numërimi ende vazhdon në shumë KZAZ në mbarë vendin”. Megjithatë, duke u fokusuar te gara për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, dje u pa një tendencë e hapur e dy forcave politike për t’ia faturuar njëra-tjetrës vonesat në procesin e numërimit. Demokratët nga ana e tyre akuzonin socialistët për vonesa të qëllimshme në numërimin e votave në ato njësi që shënojnë një numër të madh votuesish në mbështetje të PD-së. Ndërsa nga ana e tyre socialistëve e kthenin në bumerang një akuzë të tillë në adresë të Partisë Demokratike. “Afati është shkelur qëllimisht në funksion të një skeme kriminale që për 6 orë pezulloi numërimin e votave në njësitë numër 1, 2, 3, 5, 6, 9, 10. Një skemë e qëllimshme kundër njerëzve të lirë për t’i mashtruar dhe për t’i gënjyer me rezultate që prodhohen në mënyrë ilegale dhe kriminale nga kryetari i KQZ-së Arben Ristani”, - u shpreh deputeti i PS-së Erion Braçe. Nga ana e saj kandidatja për këshilltare vendore e PD-së për Bashkinë e Tiranës Jorida Tabaku bëri publike bllokimin e numërimit të votave në njësinë bashkiake numër 3, 8 dhe 9 si dhe në njësi të tjera. Sipas saj, kur procesi i numërimit të votave për njësinë nr. 8 po shënonte një rritje të shifrës së rezultatit në favor të kandidati Basha, komisionerët e PS-së nisën të largohen nga qendrat e numërimit, duke e bllokuar këtë proces. Megjithatë, në deklaratat e bëra publike nga të dyja forcat politike u vu re se në një pjesë të mirë të qendrave të numërimit u ndërpre ky proces për orë me radhe, duke shtyrë publikimin e një rezultati paraprak lidhur me kryesimin e Bashkisë së Tiranës.