Ulet besueshmeria per kredi e SHBA dhe Japonise

Deri tani ka qene e paperfytyrueshme venia ne pikepyetje e besueshmerise per te marre kredi nga ana e ekonomive me te medha boterore. Megjithate vendimi i agjencise me emer te vleresimit te riskut StandardampPoors nuk erdhi me te vertete pa pritur. Me 17 bilione dollare borxhe te reja deficiti buxhetor i SHBA sapo ka arritur nje rekord. Kjo eshte e barabarte me me shume se 10 perqind te prodhimit te brendshem bruto.
Borxhi shteteror do te jete kete vit kaq i larte sa i gjithe rendimenti ekonomik. Kjo situate nuk mund te durohet per nje kohe te gjate meqenese ne pjesen me te madhe behet fjale per borxhe ne boten e jashtme mendon Clemens Fuest nga Universiteti i Oxfordit Kjo do te thote qe ne njefare menyre kemi te bejme me nje vend qe ka jetuar mbi mundesite e tij qe ka marre shume borxhe ne boten e jashtme si sektori shteteror ashtu edhe ai privat.
Bildunterschrift Borxhet shteterore ne relacion me prodhimin e brendshem bruto
Edhe Rolf Schneider drejtues i Makro Research ne koncernin e sigurimeve Allianz e sheh ne menyre me kritike zhvillimin ne SHBA edhe nese borxhi shteteror i Japonise ne raport me prodhimin e brendshem bruto eshte dyfishi i atij te SHBA Sepse ne kemi ne SHBA nje deficit te dyfishte. Kemi nje deficit ne buxhetin shteteror dhe nje deficit ne tregtine me jashte.
Me fjale te tjera aftesia per konkurence e SHBA nuk eshte me e mira meqenese SHBA importojne me shume se sa eksportojne.
Ne rastin e Japonise gjendja eshte faktikisht e anasjellta ky vend aziatik shenon rregullisht teprice ne bilancin e tij tregtar dhe ka pas Kines rezervat me te medha te devizave ne bote. Qe atje grumbullohen borxhe shteterore ne shumen mbi 200 perqind te rendimentit ekonomik vjetor ka te beje me faktin se qeverite japoneze perpiqen prej 20 vjetesh te luftojne me programe gjithnje te reja konjukturore nje krize ekonomike te sterzgjatur.
Dallimi me SHBA konsiston megjithate ne faktin se mbi 90 e borxheve jane marre te japonezet brenda vendit Per aq kohe sa investuesit japoneze te kapitaleve te mos e humbasin besimin te shteti i tyre borxhet e larta shteterore nuk jane problem...
thote Clemens Fuest nga universiteti i Oxfordit. Kjo shpjegon edhe fenomenin se pse Japonia ka midis kombeve te industrializuara borxhin me te madh por paguan megjithate interesat me te uleta.
Bildunterschrift Renia e burses
Ne plan afatshkurter Japonia duhet te perballoje edhe pasojat e katastrofes natyrore dhe atomike. Per shkak te buxheteve shtese pritet qe kete vit edhe ekonomia japoneze ta kaloje nivelin e 10 perqindshit.
Autor Zhang Danhong/Auron Dodi
RedaktoiAida Cama