E Diel, 1 Nëntor 2026

Falje për kalimtarët, jo për ata në Utoja

Autori i masakres se Oslos, Anders Bering Breivik ka thënë se i vjen keq për vrasjen e kalimtarëve të pafajshëm nga shpërthimi i bombës, por jo për masakrën që ka kryer në kampin e Partisë Laburiste në Utoja.

Në atë që pritet të jetë dita e fundit e dëshmisë në Gjykatën e Oslos, Breivik ka thënë se të vrarët në kryeqytet kanë qenë të pafajshëm, sepse ata nuk kanë pasur lidhje politike, ndërsa ata në Utoja kanë qenë objektiva legjitime.

Breivik ka pranuar se ka vrarë tetë persona nga shpërthimi i bombës pranë ndërtesave qeveritare në Oslo dhe 69 të tjerë në ishullin Utoja, në korrik të vitit të kaluar.

Breivik, i cili mohon përgjegjësinë penale për gjakderdhjen, thotë se viktimat kanë tradhtuar Norvegjinë me mbështetjen për multikulturalizmin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›