Partitë e vogla,Milo:Transparencë,gjithëpërfshirje
TIRANE- Barazia e votes, transparence dhe gjithperfshirje kane kerkuar perfaqesuesit e partive te vogla, te mbledhur sot se bashku ne nje tryeze per Kodin Zgjedhor.
Ne nisje te takimit, kreu i PDS, Paskal Milo ka theksuar se shqetesimi per zgjedhje te lira e te ndershme dhe per gjithperfshirje i ka mbledhur bashke ne kete takim perfaqesues te 23 partive te vogla. I pranishem ne tryeze eshte i pranishem edhe kreu i PS-se, Edi Rama, shoqeruar nga bashkekryetari per Komisionin e Reformes Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
“Të gjithë së bashku të realizojmë atë që kemi deklaruar që në nisje të kësaj pune për reformën e që është bazuar në dy principe, transparenca dhe gjithëpërfshirja, kemi shpresë se faktorët politikë, do i dëgjojnë me vëmendje shqetësimet tona”- tha Milo.
Skënder Gjinushi ka mbështetur propozimin për korrektim, që sipas tij zbut deformimin e votës. Kjo jep një parlament të polarizuar, jep me vështirësi një qeverisje, se deformimet pranohen në favor të stabilitetit të qeverisë, ndërkohë që propozimi ul deformimin dhe rrit stabilitetin e bën më të qeverisshme Shqipërinë se cfarë është aktualisht për shkak të deformimit.
Sipas tij shqetësim shumë i madh mbetet administrimi zgjedhor, ndaj ai ka kërkuar krijimin e komisioneve të papolitizuara. Pragu është shtuar kot, synonte një koalicion të caktuar, i ka kaluar koha, sistemi spanjoll e ka pragun brenda. I vetmi qark që ka efekt, është Tirana. Nëse e keni me Tiranën më duket e panevojshme- tha ai.
Tryeza per Kodin Zgjedhor
Partitë e vogla nga e majta dhe e djathta do të tentojnë sot të bindin të mëdhatë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në dy pika, që kanë të bëjnë me ndarjen e mandateve. Me iniciativë të Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos dhe Partisë Republikane të Fatmir Mediut, ka nisur tryeza me rreth 23 forca politike.
Tryeza vjen një javë përpara se Komisionit të Reformës Zgjedhore ti përfundojë mandati. Megjithatë, Kuvendi pritet ti japë edhe një periudhë tjetër kohe këtij Komisioni për të amenduar të gjitha pikat e Kodit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.