Partitë e vogla: Barazi vote, korrektim kombëtar
TIRANE- Barazia e votes, transparence dhe gjithperfshirje kane kerkuar perfaqesuesit e partive te vogla, te mbledhur sot se bashku ne nje tryeze per Kodin Zgjedhor.
Ne nisje te takimit, kreu i PDS, Paskal Milo ka theksuar se shqetesimi per zgjedhje te lira e te ndershme dhe per gjithperfshirje i ka mbledhur bashke ne kete takim perfaqesues te 23 partive te vogla. I pranishem ne tryeze eshte i pranishem edhe kreu i PS-se, Edi Rama, shoqeruar nga bashkekryetari per Komisionin e Reformes Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
“Të gjithë së bashku të realizojmë atë që kemi deklaruar që në nisje të kësaj pune për reformën e që është bazuar në dy principe, transparenca dhe gjithëpërfshirja, kemi shpresë se faktorët politikë, do i dëgjojnë me vëmendje shqetësimet tona”- tha Milo.
Skënder Gjinushi ka mbështetur propozimin për korrektim, që sipas tij zbut deformimin e votës. Kjo jep një parlament të polarizuar, jep me vështirësi një qeverisje, se deformimet pranohen në favor të stabilitetit të qeverisë, ndërkohë që propozimi ul deformimin dhe rrit stabilitetin e bën më të qeverisshme Shqipërinë se cfarë është aktualisht për shkak të deformimit.
Sipas tij shqetësim shumë i madh mbetet administrimi zgjedhor, ndaj ai ka kërkuar krijimin e komisioneve të papolitizuara. Pragu është shtuar kot, synonte një koalicion të caktuar, i ka kaluar koha, sistemi spanjoll e ka pragun brenda. I vetmi qark që ka efekt, është Tirana. Nëse e keni me Tiranën më duket e panevojshme- tha ai.
Ne emer te LSI-se, Edmond Haxhinasto kerkoi edhe njehere nga reforma barazi në konkurim dhe barazi te votës.
Ne do dëshironim që vullnetet politike të tranferoheshin në komisionin përkatës parlamentar. Pasi detyrimet tona ndaj sistemit demokratik duhen përfunduar sa më parë. LSI ka qenë e qartë që në fillim të saj, që nga hyrja e saj në skenën politike shqiptare, parimet janë: Barazia në konkurim, që të gjitha partitë politike të kenë mundësi të barabarta për të konkuruar”- tha ai.
Sipas tij, vota duhet të ketë vlerën e saj të njëjtë, që zgjedhësit të kenë peshë të njëjtë pavarësisht ku e hedh votën.
Haxhinasto nënvizoi se sipas LSI zgjidhja e problemit është korrektimit kombëtar dhe zvogëlimi i zonave zgjedhore.
Nderkohe qe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela shprehu shqetesimin se nuk ka deri tani nje formule qe te shkange problemin e vjedhjes dhe manipulimit të votave.
Këtu nuk shoh një formulë. Unë skam ardhur për të lupyr. Këtu voton populli, deri tani janë manipuluar zgjedhjet. Keni gjë për manipulimin dhe vjedhjen. Nëse skeni gjë ai që ka vjedhur do vjedhë prap. E dyta është të dimë sa mandate do rrinë pezull dhe sa do kalojnë. Këtu ka një kontraditë ndaj nuk kuptoj pse jemi mbledhur,- tha ai.
Tryeza per Kodin Zgjedhor
Partitë e vogla nga e majta dhe e djathta do të tentojnë sot të bindin të mëdhatë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në dy pika, që kanë të bëjnë me ndarjen e mandateve. Me iniciativë të Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos dhe Partisë Republikane të Fatmir Mediut, ka nisur tryeza me rreth 23 forca politike.
Tryeza vjen një javë përpara se Komisionit të Reformës Zgjedhore ti përfundojë mandati. Megjithatë, Kuvendi pritet ti japë edhe një periudhë tjetër kohe këtij Komisioni për të amenduar të gjitha pikat e Kodit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.