E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkë për sigurinë. NATO, burim stabiliteti

TIRANE-  Krenarë që jemi anëtarë të NATO-s, që kontribuojmë në këtë komunitet që garanton paqe e siguri. Angazhohemi të punojmë së bashku për siguri, paqe, liri për një të ardhme më të sigurtë. Me këto fjalë e ka përshendetur konferencën “Mbrojtje e Zgjuar – Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në fjalën e saj ajo garantoi se duke u angazhuar në sfidat e shekullit të 21, prioritet është axhenda e mbrojtjes inteligjente.

Ne kemi për detyrë të votojmë resurset, por të shpjegojnë të gjitha vendit tona, publikut brenda vendit e më tej. Mbrojtja inteligjente do të jetë lart në Samitin e Çikagos, jam e sigurt se dhe këtu të gjithë bashkë do të adresojmë me përgjegjësi këtë axhendë. Buxhetet e mbrojtjes nuk kanë qenë imune, në kohë të tilla kemi nevojë për njeri-tjetrin. NATO është instrumenti i ruajtjes së sigurisë dhe vlerave tona, aleanca e atlantikut është i vetmi që luan një rol kyc në garantimin e paqes në zonën euroatlantike për 60 vite rresht- tha ajo.  Sipas saj, Shqipëria do të investojë në terma militare, ekonomik e politikë.

Konferenca

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, organizon në Tiranë Konferencën dy ditore me temë “Mbrojtje e Zgjuar – Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes.

Sipas njoftimit per mediat te Kuvendit te Shqiperise behet e ditur se ne konferencë do të marrin pjesë delegacionet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia. Si dhe Zv/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Z. David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-PA, ambasadori Alexander Vershboë, ambasadorët e akredituar në Tiranë, ministra shqiptarë, përfaqësues të institucioneve respektive dhe Forcave të Armatosura, aktorë jo-qeveritarë.

Sipas axhendes se planifikuar te punimeve, sot do të përshëndesin konferencën edhe kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli si dhe David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndërsa në ditën e dytë të konferencës, ditën e martë, do të përshëndes konferencën, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Në mbyllje të konferencës, pritet një deklaratë e përbashkët dhe një konferencë për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›