E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faljet e të dënuarve, 25 gra priten të lirohen

25 gra të dënuara në burgun 325 në Tiranë priten të lirohen nga momenti në moment pas firmosjes nga presidenti Bamir Topi të dekretit për faljen e 367 të dënuarve. Kamera e RTV " Ora News" ka qënë e pranishme në burgun e grave dhe ka transmetuar live lirimin e 25 grave të dënuara pas faljes nga presidenti. Disa nga të ish-të dënuarat janë shprehur për "Ora News" emocionet e tyre pas lirimit nga burgu dhe e kanë cilësuar si të drejtë vendimin e presidentit për lirimin e tyre.
Ndërkohë ditën e enjte presidenti Topi ka dekretuar faljen për 367 persona të dënuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›