E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa League, sot 2 gjysmëfinalet e para

MADRID- Pas Champions League, sot në mbrëmje zhvillohen dy gjysmëfinalet e para të Europa League. Në Madrid, Liverpuli do të ndeshet me Atletikon vendase për një udhëtimi maratonë prej 1500 kilometrash me rrugë tokësore, tren dhe autobus. Skuadra e Rafa Benitez, pas eliminimit të Juventusit, Valencia apo Romës, tashmë shihet si favoritja kryesore për të fituar trofeun. Liverpuli ndodhet në një situatë të vështirë në kampionat, ku rrezikon që pas shumë vitesh të mos luajë më në Champions League sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, fitimi i Europa League do të ishte ngushëllimi i vetëm për skuadrën angleze. Në takimin e sotëm, Liverpulit do t’i mungojë Fernando Torres, ndërsa për Atletikon e Madridit nuk do të jetë në fushë Serxho Aguero.
Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Hamburgut dhe Fulhamit. Skuadra gjermane kërkon të arrijë me ngulm finalen, e cila këtë vit luhet pikërisht në stadiumin e Hamburgut. Ekipi i drejtuar nga Bruno Labadia shihet si favorit përballë anglezëve të Roi Hogson, por Fulhami ka eliminuar skuadra si Juventusi apo Volfsburgu në turet paraardhëse. Ashtu si Liverpuli, edhe Fulhami ka bërë mijëra kilometra me tren për të qenë në Hamburg për ndeshjen e sotme.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›