Dita e Tokës, aktivitete në kryeqytet
TIRANE- Me rastin e Ditës së Tokës u zhvillua sot në zonën e ish bllokut një paradë mjedisore nën moton “Kujdesu për mua, cdo ditë është dita e tokës”. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i cili përfitoi nga rasti për të theksuar punën e bërë deri më tani nga bashkia për të respektuar mjedisin. Rama u kujtoi të pranishmëve se është detyra e gjithësecilit të kontribuojë për mbajtjen pastër të mjedisit.
“Në këtë kontekst unë jam krenar për punën e bërë nga Bashkia e Tiranës dhe për kontributin e dhënë nga shumë organizata. Sot kemi një Tiranë shumë më të pastër se dje, nesër do të kemi një Tiranë edhe më të pastër se sot . Por është në dorën tonë që të kuptojmë se cka bëjmë sot në përmasën e jetës sonë individuale është shumë e rëndësishme jo vetëm për rrugën apo lagjen ku jetojmë por për të gjithë vendin tonë dhe për të gjithë planetin tonë” theksoi Rama.
Aktiviteti i organizuar falë ndihmës së UNICEF, Ambasadës Holandeze dhe qendrës Eden përfshin edhe mbjelljen e pemëve nga ana e qytetarëve , pastrimin e territorit publik apo organizimin e aktiviteve që synojnë sensibilizimin qytetar ndaj cështjeve mjedisore.
(e.n/News24/BalkanWeb)