Topalli pret delegacionin kosovar: Shkëmbim përvoje
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të intensifikojnë bashkërendimin e punës, veçanërisht në fushën legjislative.
Përfaqësues të Komisionit të ligjeve të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Bahri Hysenaj, ishin sot në zyrën e Kryetares së Kuvendit e më pas në komisionin e ligjeve, në një bisedë të hapur e konkrete për shfrytëzimin e të gjitha mundësive për një bashkëpunim në kuadrin legjislativ. Delegacioni parlamentar i Kosovës shprehu interes për marrjen e përvojës nga Kuvendi i Shqipërisë në hartimin e legjislacionit bazë, por në mënyrë të veçantë, për përafrimin e ligjeve të brendshme me legjislacionin europian.
Kryetarja e Kuvendit tha se Kuvendi i Shqipërisë mbetet i hapur për dhënien e përvojës, jo vetëm në çështjet ligjore por edhe të çdo interesi në shërbim të bashkëpunimit për konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve në Kosovë. Duke folur mbi axhendën parlamentare, Kryetarja e Kuvendit tha se, rreth 150 ligje të kaluara në këtë fillim legjislature janë pjesë e rëndësishme, jo vetëm e plotësimit të detyrimeve për heqjen e vizave dhe përafrimit me BE-në, por edhe bazë e reformave të mëdha ligjore e ekonomike.
(m.a/News24/BalkanWeb)