E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave, Meta: Brukseli nuk ka dyshime

Shqiperia eshte e gatshme te prese serish grupet e eksperteve te Komisionit Europian per te verifikuar edhe njehere plotesimin e kushteve per heqjen e vizave nese kjo eshte e nevojshme. Ky eshte komenti i zevendes kryeminsitrit dhe ministrit te Jashtem Ilir Meta gjate nje prononcimi telefonik nga Praga, ekskluzivisht per Alsat.

“Ne do të mirëprisnim edhe çdo verifikim plotësues që do të ishte I nevojshëm, por kjo në çdo rast nuk do ta ngadalësonte procesin, përkundrazi do të ecte sipas atij kalendari i cili është bërë i qartë dhe nga partnerë europianë” tha Meta.

Meta shtoi se Shqiperia eshte bindur se ka realizuar te gjithe kerkesat teknike te udherrefyesit te Komisionit Europian per vizat dhe u shpreh i bindur se vendimi per kete do te merret brenda ketij viti.

“Gjithcka ecën me ritmin e duhur. Natyrisht BE ka procedura e tij, por ne jemi të bindur se janë të gjitha mundësitë duke u bazuar në progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka bërë, konfirmime që i mora dhe nga kolegët e mi Spindelegger në Vjenë dhe Lajcak në Bratislavë dhe besoj se qytetarët shqiptarë do ta kenë mundësinë brenda këtij viti për të shijuar hapësirën shengen të BE pa kërkuar viza nëpër ambasadat e tyre në Tiranë” tha Meta.

Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›