Fallxhori Berisha: Goli i tretë i Bajernit, mandati i tretë për mua
Kryeministri ka nisur që ta shohë fitoren e tij në objekte abstrakte, si një fallxhor. Pas la nam në Vatikan, kryeministri Sali Berisha komentoi mbrëmë ndeshjen gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Bajernit. Pas shënimit të golit të tretë të Bajernit, Berisha shkroi në Facebook: Goli i tretë, mandati i tretë. Fitore!.
Pak më herët ai kishte shkruar se po udhëtonte nga Korça për në Tiranë dhe ndeshjen po e ndiqte në iPad.
Unë vendosa të kaloj nga entuziazmi korçar i fitores së zgjedhjeve të ardhshme në entuziazmin e njërës prej ndeshjeve më të forta të viteve të fundit, në të cilën unë do jem si gjithnjë me fituesin, shkruante Berisha./ep