E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika e Ramës për Volfarth: Bën apele pa adresë

rama1Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thumbuar kreun e prezencës së OSBE në Shqipëri, Eugen Volfarth, gjatë një intervistë për Vizion Plus.

I pyetur se si u përgjigjet apeleve të Volfarth për çështjen e KQZ-së, Rama tha se apelet e tij janë pa adresë.

Kjo historia e apeleve të ambasadorit të OSBE-së është paksa e ngatërruar për t’u marrë vesh. Praktikisht bëhen apele për zgjidhjen e ngërçit dhe apeli nuk ka adresë. Është njësoj si të thuash që, qoftë dhunuesi, qoftë viktima, janë bashkëfajtorë, duhet ta zgjidhin bashkërisht, në një kohë që dhunuesi është duke dhunuar viktimën dhe viktima nuk ka mundësi të kundëreagojë. Në rastin konkret opozita është viktimë, është dhunuar me forcën e kartonëve, në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin, me Kodin Zgjedhor, të miratuar me konsensus, dhe nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të jetë e gatshme për të dialoguar për të kthyer KQZ në ligjshmëri. Ndërsa për sa i përket plotësimit të vendeve, vendet ishin plot dhe u zbrazën nga ikja e njerëzve, që sipas Kodit zgjedhor dhe etikës sonë ishin zgjedhur për të qenë të pavarur. Nuk i kemi zgjedhur nga radhët e partisë, as për t’i pasur ushtarë të partisë e për t’u marrë fytyrën dhe integritetin, por si profesionistë të ndershëm, me integritet, eksperiencë dhe etikë. E vlerësoj gjykimin e tyre, për ta braktisur atë trupë të marrë peng nga pushteti dhe për të mos u bërë pjesë e një farse. Si mundem unë apo ne që të kërkojnë të tjerë të asaj kategorie të shkojnë atje, për të bërë çfarë, për të bërë farsën dhe fasadën?! Jo, kjo s’do ndodhë! thotë Rama./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›