Falsifikimi- vepër e rëndë penale
Ndryshimi i përmbajtjes së dokumenteve shtetërore të çdo shkalle nga Kryeplaku i katundit e deri tek Kryetari i Shtetit,është falsifikim. Si i tille, kjo është vepër edhe me e rende penale se ofendimi apo fyerja publike. Procesverbalet, qofshin edhe të Kuvendit Popullor, kryetarja e saj mund t’i deformojë, falsifikoje, fshijë, korrigjojë, por a mundet ajo të fshije nga veshët e syte e shqiptareve nga videot e regjistrimet rrufe, nga faqet e gazetave e kronikat e televizioneve brenda e jashtë Shqipërisë fyerjet, kërcënimet e bëra në Altarin e Demokracisë Shqiptare (!?)
Mos të harrojë as ajo dhe askush tjetër, se nuk do të qëndrojnë përjetë në poltronat e pushtetit. Nuk qëndroi dot as Luigji i XIV që thoshte Ligji jam unë.... Një ditë të gjitha do të përgjigjen para ligjit të shtetit ligjor në Tokë dhe para Ligjit të Zotit në Qiell!
I propozoj Kuvendit Popullor të Shqipërisë të rishqyrtoje dhe rimiratojë Kodin Etik se u bëmë gazi i botes! Ndofta është kjo arsyeja që ka rene aq shume interesi për Estradën në Shqipëri... Parlamenti është kthyer në një estrade tragjikomike që nuk mund ta konkurroje më as Estrada e Fierit e as ajo e Shkodrës.