E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirë qesja me plehra, po reagimi?

 

Të hedhësh qesen e plehrave nga ballkoni sot në Shqipëri, duhet të kesh guxim të madh. Them guxim të madh, se po ta kishte parë “taksisti”, mund të kish kundërvepruar duke nxjerrë ndonjë armë të tipit “TT” ose, pse jo, ndonjë të tipit “AK 56”. Mos u habisni nga kjo, se qytetari i paarmatosur në Shqipëri dënohet nga ligji, pra desha të them se ajo grua në këtë rast ka qenë tepër me fat.

Ajo qese me mbeturina mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë. Populli ynë është dalluar gjithmonë për guxim, trimëri dhe ambientalizëm, sidomos pas ‘97 ku kasapi e therte viçin para pallatit dhe e mbante aty derisa të shitej! Shqiptarët janë pastërtorë shembullore brenda katër mureve të shtëpisë, ose kur është fjala për depot e ushtrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›