Falsifikimi i certifikatave, pranga zyrtarit
Kelcyre- Falsifikimi i certifikatave te gjendjes civile, duke ndryshuar gjeneralitetet e personave te ndryshem, ka cuar ne pranga ish-zyrtarin e dyshuar te bashkise se Kelcyres. Burime zyrtare te policise se Gjirokastres, thane se ndaluan dje pas vendimit te gjykates dhe urdhrit te prokurorise, 43 vjecarin Xhafer Hoxha. Hetimet jane kryer nga agjentet e zyres se Luftes Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar, kurse ngjarja eshte zbuluar gjate hetimeve te kryera. Zbulimi i disa pasaportave te falsifikuara, ka cuar hetuesit ne gjurmet e ish-zyrtarit te gjendjes civile. Hoxha ishte larguar nga detyra prej dy vitesh, por leshimi i certifikatave vite me pare duke i falsifikuar, ka bere qe prokuroria t'i kerkoje gjykates urdhrin e ndalimit me nr. 195, date 8 nentor 2008. Shkalla e Pare e Gjirokastres ka miratuar kerkesen dhe nje grup i gatshem i policise, beri mengjesin e djeshem arrestimin e 43 vjecarit nga Kelcyra. Burime zyrtare thane se njekohesisht ne ngarkim te Hoxhes eshte dhene masa e sigurise "arrest ne burg", per vepren penale te "falsifikimit te akteve te gjendjes civile".
B.K.
B.K.