E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje e armatosur, Sebepi i sherrit, nje femer

Korce- Rivaliteti per te njejten femer ka futur ne nje perleshje te pergjakshme dy grupe te rinjsh. Ngjarja ka ndodhur ne qender te qytetit te Korces rreth ores 14:00 te dites se djeshme, ndersa policia vendore arriti te parandalonte ne kohe nje vrasje te mundshme me arme. Kater te arrestuar dhe nje i shpallur ne kerkim eshte rezultati i hetimeve te kryera, pas kesaj ngjarjeje qe terrorizoi kalimtaret e shumte.

Shkaku ka qene perplasja mes dy te rinjve, e nisur tre dite me pare ne nje lokal te qytetit dhe qe dje ka perfunduar me perleshje ku u perdoren grushtet, thika dhe nje arme pistolete tip "TT" qe u sekuestrua. Policia ben te ditur ne mbremje se jane arrestuar Fatjon Karafili, Marko Hysolli, Elton Kovaci dhe Andrea Muco, pjesetare te njerit grup dhe u shpall ne kerkim Gaqo Peci, i cili mundi t'i shpetonte ndjekjes se policise.

Pasditen e djeshme, 24 vjecari Gaqo Peci, ka sulmuar bashkemoshatarin e tij Fatjon Karafili. Sipas policise, Peci fillimisht e ka sulmuar Karafilin me thike dhe me pas ka tentuar ta shtype me makinen e tij tip "Hundai", me targa te huaja. Por Karafili arriti te shpetonte duke u larguar nga vendngjarja, per t'u rikthyer me pas me tre shoke te tjere dhe i armatosur. Si perforcim dyshohet se ka marre Marko Hysollin, Elton Kovacin dhe Andrea Mucon. Burime zyrtare te policise bene te ditur se ishte nje informacion i siguruar ne rruge operative qe beri te mundur parandalimin e vrasjes.

Fillimisht policia eshte vendosur ne kerkim te Karafilit dhe tre shokeve te tij. Arrestimi i tyre u krye ne momentin kur ata kane dashur te largohen me nje autoveture tip "BMW", me targa AT 96 68 LE. Ne momentin e arrestimit, ne automjetin e tyre u gjend edhe nje pistolete tip "TT" me gjashte fisheke. Nderkohe qe blute jane vene ne kerkim edhe te Gaqo Pecit, pasi edhe mbi te, rendon akuza e "vrasjes se mbetur ne tentative".

Fotografia e 24 vjecarit eshte shperndare ne te gjitha pikat kufitare dhe komisariate, me qellim arrestimin e tij. Gjate marrjes ne pyetje, Karafili ka zbardhur motivet e perleshjes dhe te gjithe skenen e ngjarjes, duke u shprehur se Peci e kishte qelluar me thike dhe me pas tentoi ta shtypte me makine.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›