Protesta e PS, Bumci: Fushatë antivizë
TIRANE- Selia blu e ka konsideruar protestën ë nesërme të opozitës si fushatë kundër heqjes së vizave për shqiptarët. Përmes një konference për mediat, deputeti demokrat Aldo Bumci theksoi se Rama është angazhuar në një fushatë intensive antivizë.
“Edi Rama po shpërndan trakte për të organizuar portestën antivizë në një vend i cili ka në kujesën e tij izolimin më të thellë gjatë regjimit komunist, në një kohë që ¼ e shqiptarëve jeton në vendet e BE-së” theksoi Bumci.
Deputeti demokrat nënvizoi se qeveria shqiptare ka punuar dhe po punon intensivisht për përmbushjen e ëndrrës së shqiptarëve për të lëvizur të lirë në Europë.
“Përparimi i shpejtë dhe i dukshëm i Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar maksimalisht nga institucionet e BE-së dhe nga zyrtarët me të lartë të vendeve anëtare. Protesta e Ramës kundër heqjes së vizave është një protestë që bie në kundërshtim me shpresat dhe ëndërrat e cdo qytetari shqiptar të ri të re , të moshuar burrë dhe grua” u shpreh Bumci.
(e.n/BalkanWeb)