Serbia lë në baltë Maqedoninë për cështjen e emrit
BEOGRAD- Deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic në favor të Greqisë për çështjen e emrit, sërish ka acaruar marrëdhëniet mes Shkupit dhe Beogradit. Presidenti i Maqedonisë Georgi Ivanov është thellësisht i zhgënjyer nga deklarata e ministrit serb, se Beogradi e mbështet qëndrimin grek për kontestin me emrin e Maqedonisë, njoftuan nga kabineti i presidentit.
Ivanov sot në Beograd mori pjesë në varrimin e patriarkut serb Pavle, me ftesë personale nga presidenti serb, Boris Tadic.
Nga kabineti i Ivanovit informojnë se vizitën, presidenti e ka realizuar me dëshirë për të dhënë kontribut të vetin në marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve. Nga aty, deklaratën e shefit të diplomacisë serbe, Jeremic, e vlerësojnë si "fatkeqe".
Presidenti Ivanov, njëherësh shpreh keqardhje që deklarata e Jeremicit është përputhur me ftesën e presidentit Tadic për vizitë në Serbi dhe për pjesëmarrje në varrimin e patriarkut Pavle.
Presidenti Georgi Ivanov, ka anuluar edhe praninë në drekën – përkujtimore me rastin e vdekjes së patrikut serb Pavle, të organizuar nga shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremic, në shenjë revolti për shkak të deklaratës se Serbia do të qëndrojnë në pozicionin grek në kontestin për emrin.
(m.a/ina/BalkanWeb)