Falsifikimi, sekuestrohen 140 mijë euro false
Autori i Lajmit: Redaksia
Rreth 140 mijë kartmonedha euro të falsifikuara janë sekuestruar në vendin tonë që prej daljes së parë të saj. Megjithëse Shqipëria ende nuk është vend anëtar i BE-së, fenomeni i falsifikimit të euros, ka nisur që në vitin 2002 kur është konstatuar kartëmonedha e parë e falsifikuar euro me prerje 50-she. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se që nga shfaqja e parë e monedhës euro të falsifikuar deri tani janë kapur e sekuestruar 895 kartëmonedha me vlerë 45,180 € ndërkohë që sasia dhe vlera e kartëmonedhave dollarë të falsifikuara, të kapura, ka qenë më e madhe. Shifrat janë bërë publike dje, gjatë një takimi kundër krimit ekonomik, ku merrnin pjesë drejtues të policisë së vendeve të rajonit dhe përfaqësues të Europolit.
Falsifikimi
Vlen për tu theksuar se rastet e para të falsifikimit të monedhave kanë qenë sporadike, por që gradualisht, personat e implikuar në këtë veprimtari janë organizuar në grupe dhe kanë bërë të mundur gjetjen e sasive më të mëdha dhe vënien e tyre në qarkullim. Por, ende nuk kemi raste të prodhimit në vend të monedhave të falsifikuara në vendin tonë. Krahas monedhave euro janë konstatuar dhe falsifikimi i monedhës amerikane dollar, si dhe të monedhës vendase, lek. Kryesisht monedhat e falsifikuara kanë ardhur nga vendet fqinje dhe konstatohet një tendencë e rritjes së fluksit të përdorimit të tyre në sezonet e verës dhe të Krishtlindjeve që shpjegon futjen e tyre nga emigrantët dhe nga grupet kriminale që shfrytëzojnë këto situata. Në hetimet ndaj fenomenit janë përdorur dhe metoda speciale. Kemi raste të disa operacioneve që janë zhvilluar dhe që janë ende në hetim ku janë përdorur agjentë të infiltruar për të penetruar në grupet kriminale, si dhe për të bërë blerje të simuluara.
Takimi
Dje është organizuar në Shqipëri takimi i grupit të ekspertëve të Ballkanit Perëndimor “për falsifikimin e monedhave dhe euros në veçanti”, takim i cili po zhvillohet në ambientet e hotelit “Adriatik” në Durrës. Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti të rëndësishëm mori pjesë zv/drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit, Agron Kuliçaj. Organizimi i këtij takimi nga Europol në vendin tonë shpreh më së miri nivelin gjithnjë në rritje të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Europolit. Në këtë aktivitet marrin pjesë ekspertë të strukturave të policisë dhe prokurorisë së vendeve të Ballkanit si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia. Po ashtu merr pjesë dhe shefi i njësisë së Europolit për goditjen e falsifikimit të monedhave, Diter Petracs, si dhe ekspertë të tjerë të kësaj njësie.
Qëllimi
Qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i përvojës dhe eksperiencave më të mira të ekspertëve pjesëmarrës, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet organizatave policore për ta parandaluar e goditur fenomenin e falsifikimit të monedhave dhe në veçanti të euros. Shefi i njësisë së Europolit për goditjen e falsifikimit të monedhave, Diter Petracs, duke falënderuar Policinë Shqiptare për bashkëpunimin e ofruar në organizimin e këtij aktiviteti, theksoi se ky takim do ti shërbejë më së miri rritjes së bashkëpunimit ndërmjet agjencive pjesëmarrëse të zbatimit të ligjit, në mënyrë që të jemi partnerë të mirë në këtë luftë.
Falsifikimi i monedhave në përgjithësi dhe ai i euros në veçanti është një fenomen që ndikon direkt në tërë ekonominë e shteteve evropiane. Shtimi dhe zgjerimi i vendeve anëtare të BE-së rrit njëkohësisht dhe rrezikun e prekjes së këtyre vendeve nga fenomeni i falsifikimit të euros. Ndaj vlerësoj shumë këtë nismë të Europolit për organizimin e takimit të ekspertëve të vendeve tona, si një urë bashkëpunimi ndërmjet agjencive tona të zbatimit të ligjit për tu përballur me këtë fenomen dhe për ta parandaluar dhe goditur atë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka strukturat e saj për të luftuar këtë fenomen. Në Departamentin e Hetimit të Krimit funksionon Drejtoria kundër Krimit Financiar, e cila ka në përbërje të saj katër sektorë, për të luftuar veprat penale në fushën ekonomike dhe financiare.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009