Lejet e ndërtimit, Vasil Bollano në gjykatë
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Bashkisë së Himarës është marrë i pandehur me akuzën “shpërdorim detyre”. Me këtë akuzë, kryetari i Bashkisë së Himarës është dërguar i pandehur në gjykatë më 7 dhjetor 2009. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditura faktet e plota të përmbledhura të dosjes së Prokurorisë së Vlorës, ndaj kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano. Sipas Prokurorisë, ai ka abuzuar me dhënien e lejeve të ndërtimit, duke konsumuar kështu elementet e veprës penale “shpërdorim detyre”. Prokuroria thekson se kryebashkiaku u thirr disa herë për të dhënë shpjegime në Prokurori për refuzoi të paraqitej siç e kërkon ligji.
Dosja
Prokuroria e Vlorës ka dërguar dje për gjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë procedimin penal nr. 79/29.01.2008, në ngarkim të Vasillaq Bollanos, me detyrë kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht kryetar i kësaj Bashkie, i hetuar në gjendje të lirë, mbrojtur vetë, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” pesë herë dhe “Falsifikimit të formularëve” nga personi që ka për detyrë të hartojë formularin, pesë herë, kryer në bashkëpunim. Polimer Ruci, me detyrë sekretar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht drejtor i Zyrës së Urbanistikës pranë kësaj Bashkie gjatë viteve 2005-2008, i hetuar në gjendje të lirë, mbrojtur nga avokati Edmond Dema, zgjedhur prej tij, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, katër herë dhe “Falsifikimit të formularëve” nga personi që ka për detyrë të hartojë formularin, katër herë, kryer në bashkëpunim. Leonard Hysi, me detyrë sekretar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht drejtor i Zyrës së Urbanistikës pranë kësaj Bashkie, i hetuar në gjendje të lirë, mbrojtur vetë, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të formularëve” nga personi që ka për detyrë të hartojë formularin, kryer në bashkëpunim. Eugen Gjyzari, me detyrë jurist i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë, i hetuar në gjendje të lirë, mbrojtur vetë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Tatjana Dhima, me detyrë sekretare e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë gjatë viteve 2005-2008, e hetuar në gjendje të lirë, mbrojtur nga avokati Zeqir Culaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” nga personi që ka për detyrë të lëshojë/hartojë dokumentin katër herë.
Kallëzimi penal
Regjistrimi i këij procedimi ëhtë bërë mbi bazën e kallëzimeve penale të bëra nga Pirri Cali, Anasatas Cali, Theodhori Veizi, Anasatas Llaguri, banues të qytetit të Himarës dhe Jalës.
Nga hetimet e kryera, si dhe nga provat e mbledhura në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar e provuar se nga ana e të pandehurve të përmendur më sipër janë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës gjatë shqyrtimit dhe miratimit të disa lejeve për ndërtim në territorin e Himarës dhe Jalës.
Shkeljet për lejet e shesheve të ndërtimit
Konkretisht shkeljet kanë konsistuar në këto fakte. Janë miratuar leje për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi në favor të personave jopronarë të truallit, duke cenuar të drejtën e pronësisë së pronarëve të tyre. Janë miratuar leje për ndërtim në zonat turistike, kur në ligjin për urbanistikën është sanksionuar se miratimi i lejeve të ndërtimit në zonat turistike është kompetencë vetëm e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Janë miratuar leje për ndërtim për dy ose tre kate banimi me vendim të KRRT-së së Bashkisë Himarë, ndërsa zbardhja e tyre nga Vasillaq Bollano në cilësinë e kryetarit të KRRT-së, është bërë për tre ose katër kate banimi, duke falsifikuar të dhënat e formularëve të lejeve, si dhe falsifikuar nëpërmjet ndërhyrjeve mekanike procesverbalet e mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë Himarë. Janë miratuar leje për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi, në kundërshtim me nenin 77 të ligjit për urbanistikën, në të cilin është lejuar miratimi i lejeve për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje, por vetëm për objektet e ndërtuara para vitit 1998, vit në të cilin ka hyrë në fuqi ligji për urbanistikën. Lejet në këto raste janë miratuar për objekte të ndërtuara në vitet 2004-2005 dhe 2006-2007. Janë miratuar leje për sheshe ndërtimi dhe leje për ndërtim në zona jashtë vijës së verdhë të qytetit të Himarës, si dhe pa pasur një studim urbanistik të miratuar për truallin ku janë miratuar lejet e ndërtimit. Në ligjin për urbanistikën është sanksionuar se lejet për sheshe ndërtimi dhe lejet për ndërtime miratohen vetëm në zonat ku ekzistojnë studime urbanistike, qoftë ato edhe pjesore. Shtetasi Vasillaq Bollano nuk është paraqitur asnjëherë para organit të prokurorisë për të dhënë shpjegime lidhur me faktet që i janë atribuar gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe as në përfundim të tyre.
Të pandehurit
Vasillaq Bollano
Kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht kryetar i kësaj Bashkie, i hetuar në gjendje të lirë, mbrojtur vetë, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” pesë herë dhe “Falsifikimit të formularëve” nga personi që ka për detyrë të hartojë formularin, pesë herë, kryer në bashkëpunim.
Polimer Ruci
Sekretar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohësisht drejtor i Zyrës së Urbanistikës pranë kësaj Bashkie gjatë viteve 2005-2008, i hetuar në gjendje të lirë, mbrojtur nga avokati Edmond Dema, zgjedhur prej tij, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, katër herë dhe “Falsifikimit të formularëve” nga personi që ka për detyrë të hartojë formularin, katër herë, kryer në bashkëpunim.
Leonard Hysi
Sekretar i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë dhe njëkohesisht drejtor i Zyrës së Urbanistikës pranë kësaj Bashkie, i hetuar në gjendje të lirë, mbrojtur vetë, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të formularëve” nga personi që ka për detyrë të hartojë formularin, kryer në bashkëpunim.
Eugen Gjyzari
Jurist i Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë, i hetuar në gjendje të lirë, mbrojtur vetë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Në hetim është vënë edhe Tatjana Dhima, me detyrë sekretare e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Himarë gjatë viteve 2005-2008.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009