Pallati i kunatit të Dash Pezës, pezullohet aksioni
Autori i Lajmit: Redaksia
Inspektorati i Ndërtimit ka pezulluar rreth orës 10.30 minuta, shembjen e pallatit 12 katësh, pronë e Ilir Matës, kunati i deptutit socialist Dashamir Peza. Lajmi u konfirmua nga deputetët socialistë, të cilët që në mëngjes ishin vendosur në ambientet brenda kordonit, që ka vendosur policia, si zonë sigurie për shembjen e pallatit. Më pas lajmi u konfirmua dhe nga Ministri i Transporteve Sokol Olldashi. Në një konferencë për shtyp Olldashi tha se "Ka pezulluar prishjen pasi është përballur me një grup të zgjedhurish, por jo të mandatuarish për të shmangur përplasjet dhe konfliktet, por do të vijojë shembjen e objektit deri në lirimin e rrugës, e nevojshme kjo për banorët e zonës". Mësohet se Ilir Mata, pronari i pallatit në qendër të Tiranës, të cilit i janë shembur tre katet e para dje, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës me kërkesën për pezullim të veprimeve të Inspektoratit Ndërtimor. Dje rreth orës 08.45 minuta, deputetë të Partisë Socialiste kanë tentuar të hyjnë në ambientet afër pallatit, të rrethuara me kordon nga policia, por nuk janë lejuar. Momentet e tensionit kanë vazhduar për disa minuta, kur policia ka tentuar të bllokojë deputetët të hyjnë në këto ambiente. Ndërkohë dje ka pasur konfrontime fizike mes deputetëve PS-së dhe punonjës të Inspektoratit të Policisë Ndërtimore, të cilët nuk kanë lejuar deputetët të hyjnë brenda. Më pas deputetët kanë hyrë me forcë në ambientet e rrethuara nga policia. Në vendngjarje janë të pranishëm dhe policia bashkiake. Nga deputetët socialistë të pranishëm afër pallatit 12 katësh janë Besnik Baraj, Eduard Shalsi, Valentina Leskaj dhe Shega Ligori. Deputeti Shalsi pas konfrontimit me policinë është lejuar të hyjë në ambientet e pallatit.
Konflikti për shemben e pallatit 12 katësh,pronë e Ilir Matës, kunatit të deputetit socialist Dashamir Peza shtrihet deri në një konflikt mes policisë së Tiranës dhe policisë bashkiake. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia e Tiranës informon se do të dërgojë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Policinë Bashkiake, e cila dje u konfrontua me forcat e rendit, të cilët kishin rrethuar pallatin 12 katësh. “Sot (dje) më datë 08.12.2009, forcat e Policisë Bashkiake të Bashkisë Tiranë kanë tentuar dhe janë konfrontuar me punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kishin bllokuar zonën për të garantuar veprimtarinë e normale të Inspektoratit Ndërtimor, si dhe për të garantuar jetën e shëndetin e qytetarëve, si pasojë e punimeve që po kryheshin për prishjen e këtij objekti“, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Duke i vlerësuar këto veprime si të pa precedenta dhe antiligjore të kryera nga Policia Bashkiake, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka përgatitur dhe do të dërgojë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Deklarata e Matës
Ilir Mata, pronari i pallatit 12 katësh, fasada e 3 kateve, të cilat u shemb nga Inspektorati i Ndërtimit deklaron se ka dorëzuar në gjykatë një kërkesë për pezullimin e veprimeve të inspektoratit. Në një prononcim për median, afër ndërtesës së shembur pjesërisht Mata thotë se “vendimi për prishjen e objektit është i ccuditshëm”. Sipas Matës, objekti është i pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme për të ndërtuar një objekt. Duke vënë në dispozicion dokumentet, Ilir Mata tha se ishte pronari legjitim i tokës së blerë nga tiranas të vjetër. Sipas tij, blerja e tokës kishte ndodhur në 1999. “Kam lejen e ndërtimit, lejen e sheshit të ndërtimit. Vendimin e KRRTRSH së Shqipërisë. Do të thotë që ky objekt është i pajisur me leje si shumë pak objekte të tjera në Republikën e Shqipërisë”- deklaroi Mata, duke shtuar se dokumentet mbanin firmën e kryetarit të Bashkisë Edi Rama dhe të vetë kryeministrit Sali Berisha. Mata vazhdon më tej dhe dokumenton se prokuroria kishte pushuar padinë e ministrit Olldashi bërë në 2007 në lidhje me këtë ccështje. Kunati i deputetit socialist Dashamir Peza, pronar i godinës, së cilës i është shembur fasada e tre kateve të para thotë se nuk ka bërë ende vlerësimin e dëmit, por ka besim se do dëmshpërblehet nga shteti shqiptar për këtë padrejtësi. “Dëmin ende se kam vlerësuar. Por besoj te drejtësia se do të ma paguajë dëmin. Unë i jam drejtuar gjykatës për shkeljen që më është bërë”.
Dashamir Peza
Ndërkohë në vendngjarje ka qenë edhe deputeti socialist Dashamir Peza i cili deklaroi se pas shembjes së pallatit është skema e presionit politik që Kryeministri Berisha bën ndaj tij, ndërsa kunati i tij është viktimë e agresionit politik. “Këtu po ndodh një akt politik, jo një akt që ka të bëjë me vendosjen e ligjit. Një sjellje abuzive e hapur në kundërshtim me ligjin, duke përdorur dhunë e shtetit kundër një propagande politike, dhunë ndaj deputetëve PS. Kam ardhur si qytetar dhe deputet i PS, jo për të mbrojtur kunatin tim, por faktin që kunati im është viktimë e agresionit politik. Është një agresion politik ndaj meje dhe familjes time. “- deklaroi Dashamir Peza.
Deklaratë e deputetit Qefalia
Partia Socialiste paralajmëroi dje se do të marrë në mbrojtje dhe do të mbështesë, “çdo qytetar e biznesmen që kërcënohet nga regjimi i Berishës”. Deputeti socialist Xhemal Qefalia doli para mediave dhe denoncoi se “mbrëmë Sali Berisha, nga tmerri i hapjes së kutive, kaloi nga kërcënimet verbale në kërcënimet fizike në adresë të opozitës shqiptare”. Qefalia akuzoi kryeministrin se përdori në kundërshtim me ligjin pushtetin duke kërcënuar lirinë e pronës private, pronë të cilën studentët e dhjetorit e fituan 19 vjet më parë.
Ministri Olldashi
”Pezulluam shembjen
për të shmangur konfliktet”
Ministri i Transportit, Sokol Olldashi tha dje se pallati 12 katësh në qendër të Tiranës është ngritur mbi rrugë dhe për këtë shkak Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka urdhëruar shembjen e tij. Por, sipas kreut të MPPTT-së, "Ilir Mata i cili ka marrë me qera këtë rrugë ka ndërtuar një pallat kundrejt vetëm 8100 lekë në vit, kur për të parkuar një automjet në rrugët e Tiranës për një vit duhet të paguash 36 500 lekë". Sipas Olldashit, shkeljet për ndërtimin e këtij objekti janë konstatuar nga ish-drejtori i Policisë Ndërtimore, Mark Nikolli dhe çështja shkoi në gjykatën e Lartë për shqyrtim me kërkesë të banorëve, e cila pezulloi punimet, por që me konsensus nga banorët e zonës u lejua ndërtimi. "Po lirojmë rrugën që është pronë publike dhe që zotëria e ka zënë për një afat pafundësisht", deklaroi ministri Olldashi. Në këtë drejtim, ai u shpreh se ky është rast unik i ndërtimit të një godine 12 katëshe në një rrugë publike, por jo, rasti i vetëm i ndërtimeve të paligjshme mbi troje publike.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009