Falsifikoi kartmonedhen 2 mije lekeshe

Një person është arrestuar nga policia e Sarandës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e falsifikimit të kartmonedhave. Gjatë kontrollit në banesat e tyre në Sarandë u sekuestruan 54 kartmonedha të prerjeve 2mijë lekëshe të reja, me një vlerë totale prej 104 mijë lekësh të reja, një printer dhe një skaner. I arrestuari është shtetasi Klaudio Kadëna, 22 vjeç dhe ka shpallur në kërkim Saimir Selmani, 28 vjeç. Hetimet zhvilloheshin prej tre muajsh ndërsa po punohet për kapjen e 28-vjeçarit. Hetimet paraprake tregojnë se prej tyre në treg janë hedhur 500 mijë lekë të reja kartmonedha false.