E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testimi i mesuesve rezultati vendos per pagen e tyre

Rreth 3 mijë mësues nga niveli parashkollor deri tek ai i mesëm me 21 prill do t’i nënshtrohen testimit nga rezultati i të cilit do të varet edhe paga e tyre. Testi do të përqendrohet në njohuritë shkencore për lëndët që japin mësim, por një vend të rëndësishëm do të zënë edhe çështjet që kanë të bëjnë me drejtshkrimin e gjuhës dhe komunikimin me nxënësit. Në varësi të përgjigjeve për pyetje të tilla, por dhe portofolit me modelet individuale të tyre për orët mësimore e projeketet kurikulare mësuesit që kanë pesë vjet pune mund të përfitojnë 5% shtesë page, ato me 10 vjet 10% dhe ato me 20 vjet 20%.
Instituti i Zhvillimit të Arsimit po harton 37 lloje të ndryshme testesh të përbëra nga dy pjesë atë shkencore dhe pedagogjike ku për të përfituar shtesën në page kandidati duhet të marrë minimumin e pikëve për secilën prej tyre. Ndërkohë që për studimet pasuuniversitare llogariten pikë bonos. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›