Kryeministri Berisha dhe ministri Haxhinasto drejt Brukselit

Para Samitit të 27 lidervëve të Bashkimit Europian, kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto marrin pjesë në takime të rëndësishme në Bruksel.
Kryeministri Berisha do të takohet në orën 13.00 me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të djathta, në kuadrin e Samitit të Partisë Popullore Europiane në Bruksel. Takimi do të përqendrohet kryesisht tek masat për rritjen ekonomike në Europë dhe hapat që do të merren në nivelin europian për punësimin. Por, samiti i partive të djathta do të diskutojë gjithashtu edhe mbi proçesin e zgjerimit, konkretisht vendimin për dhënien e statusit të kandidatit Serbisë dhe fillimin e proçesit të MSA me Kosovën. Për kryeministrin Berisha do të jetë rasti të diskutojë me liderët e djathtë procesin e integrimit të Shqipërisë. Takimi parashikohet të zgjasë 4 orë dhe në fund të tij, liderë të ndryshëm priten të japin deklarata mbi qëndrimet gjatë këtij samiti. Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto do të takohet në orën 13.00 për një drekë pune me komisionerin përgjegjës për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Stefan Fyle jashtë ambienteve të Komisionit Europian. Në qendër të vëmendjes do të jenë hapat që janë bërë deri tani për zbatimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian dhe vështirësitë që hasen aktualisht në këtë proçes. Sipas kabinetit të Fyles, nuk ka konferencë shtypi të përbashkët pas takimit.