OKB kërkon armëpushim humanitar në Siri
SHBA- OKB kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Siri. Apeli vjen nga Shefja e OKB-së për çështjen e të drejtave të njeriu, ndërkohë që forcat besnike të presidentit Bashar Al-Assad kanë vrarë dhjetëra persona në sulmet kundër rajoneve të kontrolluara nga rebelët.
Burime te opozitës në qytetin e rrethuar të Homsit i thonë për agjencisë e lajmeve Reuters, se tanket e divizionit të katërt të forcave elite të ushtrisë siriane të kontrolluara nga vëllai i presidentit Assad, kanë hyrë në rrugët e qytetit. Ndërkohë, shefi për cështjet politike në OKB, deklaroi “se numri i njerëzve të vrarë në luftimet në Siri vlerësohet të jetë afro 7500, duke shtuar se ka raporte të besueshme qe numri i civilëve të vrarë gjatë një dite e kalon 100, përfshirë shumë femra dhe fëmijë”.
Në përgjigje të këtyre thirrjeve, ambasadori i Sirisë në OKB në Gjenevë, u largua nga mbledhja pas një fjalimi të zemëruar.
(el.me/news24/BalkanWeb)