Falsifikon diplomën e gruas, procedohet polici bashkiak
Falsifikon diplomën e gruas për t’u bërë polic bashkiak, procedohet një 32-vjeçar nga Përrenjasi. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut Elbasan bëjnë të ditur se Gurali Torra, banues në qytetin e Përrenjasit, aktualisht punonjës i policisë bashkiake të këtij qyteti, po procedohet për “falsifikim të dokumenteve shkollore”. I njëjti burim saktëson se Torra ka përdorur një dëftesë pjekurie false për të fituar vendin e punës. Pas verifikimeve të bëra nga ana e ekspertëve të krimit ekonomik, ka rezultuar se dëftesa ka qenë e falsifikuar. Nga kontrolli që është ushtruar në arkivin e shkollës së mesme “Sali Halili” në qytetin e Përrenjasit, ka rezultuar se dëftesa në fjalë i përkiste bashkëshortes së tij, A. Torra, dhe 32-vjeçari kishte ndryshuar fotografinë dhe emrin. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit për veprime të mëtejshme.
#